Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

15:05 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et duke arritur në kuotën e 20 milionë eurove në vitin 2030.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishin sot në aktivitetin e shpalljes së startup-eve fituese që do të mbështeten përmes “Grant 2026”.

Kryeministri theksoi se kishte një numër shumë të lartë aplikimesh dhe fondi prej 3 milionë eurosh i vendosur fillimisht në dispozicion nuk siguronte mbështetjen e duhur për të gjithë ata që sipas komisionit të vlerësimit meritonin mbështetje.

Ndaj sipas tij, u shty në kohë shpallja e fituesve për të reflektuar me Aktin Normativ të qershorit duke e rritur këtë fond në 6 milionë euro.

“Ky është rezultat i mundësisë që krijoi ekonomia në këto muaj. Ekonomia ka reaguar shumë pozitivisht dhe si rezultat edhe të ardhurave në buxhetin e shtetit janë rritur përtej parashikimit”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, bëri që të angazhohet edhe një fond ekstra për t’iu përgjigjur të gjithë aplikantëve që kanë sjellë propozime dhe që meritojnë ta kenë një shans, duke kaluar nga 3 milionë euro, në 6 milionë euro.

Kryeministri bëri të ditur po ashtu se në një vlerësim të kohëve të fundit sistemi ynë i startup-eve është klasifikuar i katërti për rritjen më të shpejtë në rang europian.

“Kjo rritje më e shpejtë është relative sepse ne e kemi nisur nga një bazë shumë e ulët kur ndërmorëm këtë rrugëtim. Faktikisht në vitin 2022 kishim një shifër më modeste, vetëm 2 milionë euro dhe mësuam bashkërisht se si ta çojmë përpara ngritjen e këtij eksosistemi. Sot jemi në 6 milionë dhe ambicia jonë është që deri në fund të kësaj dekade, në vitin 2030 të arrijmë një kapacitet prej 20 milionë eurosh për mbështetjen e startup-eve. Kjo do të varet shumë nga cilësia e aplikimeve dhe dinamika mëtejshme e zgjerimit të ekosistemit por ajo që kemi mësuar është që  qeveria duhet të jetë gati për të financuar deri në një volum prej 20 milionë eurosh”, shtoi Rama./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
kryeministri mbështetjen rama start up
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

15:05 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: 1,917 aplikime këtë vit për start-upet ndaj dyfishuam fondin në 6 milionë euro

14:26 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:47 - Korrik 2, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

gazetar_115:13 - Korrik 2, 20260

Planet për një zonë të posaçme ekonomike në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, janë…

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

15:05 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:13 - Korrik 2, 2026

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:05 - Korrik 2, 2026

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

14:42 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026

36% e bizneseve thonë se kanë të paktën një kredi dhe 44% e përdorin për kosto operative

15:05 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter