Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë se “po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë në shumë pjesë të territorit. Nuk po flasim për banesat që janë ndërtuar për të futur kokën, por për ato që janë ndërtuar për qëllime fitimi“, tha ai.
Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.
Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore.
Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi.
Rama u shpreh gjithashtu edhe për legalizimet dhe tha se ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen, madje shkelësit e lejeve do të futen në një listë të zezë.
“Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme.
Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, jemi për të diskutuar këtë mashtrim të madh. Nuk do të humbasim asnjë minutë që agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë me ata që abzuojnë me territorin. Do të humbasë të drejtën të marrë leje ndërtimi.
Do të marrim masat për një kategori ndërtuesish shumë problematikë. Masat do të jenë drastike”, u shpreh Kryeministri.
