Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama solli në vëmendje politikën për rritjen e pagave dhe pensioneve që do të zbatohet duke nisur nga janari 2026.
Kryeministri Edi Rama kujtoi sot se shpërblimi i fundvitit për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë të reja do të jetë 150 euro, ndërsa për ata me pension mbi 20 mijë lekë të reja do të jetë 100 euro.
“Me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030”, u shpreh ai.
Duke folur për pagën minimale, Rama tha se në 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar.
“Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama kujtoi se shpërblimi i fundvitit për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë të reja do të jetë 150 euro, ndërsa për ata me pension mbi 20 mijë lekë të reja do të jetë 100 euro.
Ndërsa qeveria miratoi këtë javë masat e përfitimit për pensionistët sipas kategorive, Rama tha se “kjo i jep fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike që ndanin informacion të rremë”.
“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, tha Kryeministri Rama.

