Qendra Kombëtare e Biznesit rikujton të gjitha subjektet tregtare mbi detyrimin ligjor për dorëzimin e pasqyrave financiare dhe dokumenteve të tjera shoqëruese, në rastet kur ato kërkohen sipas kërkesave ligjore.
QKB përmes një publikimi në rrjetet sociale njofton se bizneset që kanë detyrim të hartojnë pasqyrat financiare për vitin 2024 (bilancin), raportin e ecurisë së veprimtarisë, dhe raportin e auditimit (kur është i nevojshëm), duhet t’i depozitojnë jo më vonë se 31 korrik 2025, përmes portalit elektronik.
Ky përmbushje është e detyrueshme për të gjitha format ligjore të bizneseve, në përputhje me nenet 43 dhe 46 të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar.
Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë, rikujton QKB në njoftim.
