Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria u akordoi bashkive 7.1 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në 2024, por vetëm gjysma përfituan fonde

22:44 - Gusht 7, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vetëm 30 nga 61 bashki në vend kanë përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për menaxhimin e mbetjeve urbane gjatë vitit 2024, sipas një raporti të fundit të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë (IBSh).

Në total, qeveria ka akorduar 714 milionë lekë për këtë qëllim, ndonëse menaxhimi i mbetjeve mbetet një detyrim ligjor i vetë bashkive.

Raporti thekson se vetëm 68% e kostove për këtë shërbim mbulohen nga tarifat që paguajnë qytetarët, ndërsa pjesa tjetër përballohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera. Sipas të dhënave, kostoja mesatare për mbledhjen e një ton mbetjesh në Shqipëri është rreth 8,830 lekë, ndërsa çdo banor gjeneron mesatarisht 348 kg mbetje në vit.

Ndërsa mbulimi me shërbim është i mirë në zonat urbane, në zonat rurale ka ende hapësirë për përmirësim. Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që synon rritjen e efikasitetit dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

IBSh i bën thirrje qeverisë të krijojë një fond të posaçëm për bashkitë me kapacitete më të ulëta, të rrisë transparencën mbi tarifat dhe shpenzimet, të promovojë riciklimin dhe ndarjen në burim, si dhe të inkurajojë partneritetet publike-private në këtë sektor.

Raporti ngre shqetësime serioze edhe për skemën e inceneratorëve. Sipas IBSh, vetëm inceneratori i Elbasanit ka funksionuar për një periudhë të shkurtër, ndërsa ai në Fier ka punuar pjesërisht dhe ai i Tiranës vijon të mungojë, pavarësisht fondeve të mëdha të alokuara. Kjo, sipas institutit, nuk po kontribuon në përmirësimin real të sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
fondet ibsh incenertori mbetjet menaxhimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter