Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria përcakton rregullat e shfrytëzimit dhe taksimit të hoteleve dhe strukturave akomoduese

16:12 - Mars 12, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e rregullave për shfrytëzimin e strukturave akomoduese dhe të  nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të tyre, në funksion të deklarimit për qëllime tatimore, gjatë vitit kalendarik.

Si periudhë e shfrytëzimit njihet periudha e ndarë në dy periudha sezonale, përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti. Në përllogaritjet, për efekt të kapacitetit të shfrytëzimit, ditët që merren në konsideratë janë ditët kalendarike gjatë kësaj periudhe.

Niveli i shfrytëzimit të strukturave akomoduese bazohet në të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësi i strukturës akomoduese për shfrytëzimin e kapacitetit të saj. Ky nivel llogaritet duke marrë në konsideratë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara përgjatë periudhës së shfrytëzimit në raport me kapacitetin e plotë të strukturës akomoduese gjatë kësaj periudhe.

Niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është jo më pak se 65 %  e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe jo më pak se 30 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill.

Kjo vlerë llogaritet si mesatare e nivelit minimal të shfrytëzimit përgjatë periudhës së shfrytëzimit.

Sipërmarrësit e strukturës akomoduese zgjedhin të deklarojnë nivelin e shfrytëzimit ose sipas nivelit minimal më sipër, ose një nivel të parashikuar prej tyre.

Në rastin kur tatimpaguesi zgjedh formën e deklarimit minimal, administrata tatimore, në fund të periudhës së shfrytëzimit, vlerëson deklarimin e bërë në sistemin tatimor.

Në rastet kur ky deklarim është më i vogël se niveli minimal i shfrytëzimit, administrata tatimore bën vlerësim nga zyra, duke e çuar nivelin e deklarimit në nivelin minimal të shfrytëzimit dhe në sistemin tatimor.

Në rast të zgjedhjes së deklarimit të nivelit të parashikuar prej tyre, administrata tatimore nëpërmjet strukturave të saj verifikon në terren ose nga zyra respektimin e deklarimit të kapaciteteve të shfrytëzuara dhe në rastet kur këto kapacitete të shfrytëzuara janë të pasakta dhe joreale, atëherë administrata tatimore zbaton metodat alternative të vlerësimit për përcaktimin e detyrimeve tatimore, sipas legjislacionit përkatës.

Sipërmarrësi, për strukturat akomoduese nga bujtinat te resortet duhet të deklarojë pranë Ministrisë së Turizmit brenda muajit janar të çdo viti, kapacitetin e shfrytëzimit dhe nivelin e shfrytëzimit të strukturës akomoduese.

Në rastet kur ka ndryshime të kapacitetit të strukturës akomoduese, sipërmarrësi ka detyrimin të deklarojë ndryshimet e kapacitetit të strukturës akomoduese, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e ndryshimit të kapacitetit të strukturës.

Zgjedhja e një prej formave të nivelit të deklarimit të shfrytëzimit nuk mund të ndryshohet brenda vitit kalendarik.

Përjashtimisht, për vitin 2025, deklarimi i sipërmarrësit pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe ministria përgjegjëse për turizmin u dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe njësisë së qeverisjes vendore, që administron territorin ku ndodhet struktura akomoduese, të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësi brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit të deklarimit nga sipërmarrësi.

Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
hotele kapaciteti strukturat akomoduese tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

gazetar_207:30 - Korrik 25, 20260

Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës…

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:30 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:15 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

06:38 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter