Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria miraton vendimin, mbi 1 miliard lekë kompensim për pronarët e prekur nga legalizimet

18:53 - Shkurt 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshillit të Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin që parashikon kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme private, të cilëve u janë zënë sipërfaqe nga ndërtime të legalizuara në disa zona të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Lezhën, Fierin, Shkodrën dhe qarqe të tjera.

Në total, parashikohet një fond kompensimi prej mbi 1.08 miliardë lekësh për një sipërfaqe prej më shumë se 101 mijë metra katrorë, sipas listës përkatëse të përfshirë në shtojcën zyrtare të vendimit.

Për një pjesë të caktuar të pasurive, fondi i kompensimit do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, ndërsa burim financiar do të shërbejnë edhe të ardhurat nga shitja e parcelave ndërtimore në proceset e legalizimit.

Vendimi ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe strukturat e saj vendore me detyrën për të pasqyruar ndryshimet në regjistrat e pronësisë dhe për të zbatuar procedurat përkatëse.

Ai hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, duke synuar të përshpejtojë zgjidhjen e një prej problematikave më të ndjeshme të pronësisë në vend.

V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Zonat e Stimuluara, Fier dhe Shkodër.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 1 089 383 502,2 (një miliard e tetëdhjetë e nëntë milionë e treqind e tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind e dy presje dy) lekë, për sipërfaqen 101 752,1 (njëqind e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy presje një) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë, sipas kolonës nr.14, të shtojcës nr.1, përkatësisht: nr.10, nr.11, nr.18, nr.19, nr.24, nr.28, nr.38, nr.39, nr.43,  nr.47, nr.49, nr.50, nr.52, nr.53, nr.56, nr.57, nr.62, nr.63, nr.75, nr.80, nr.83, nr.84, nr.85, nr.87, nr.104, nr.112, nr.125, nr.128, nr.132, nr.135, nr.138,  nr.148, nr.152, nr.155, nr.156, nr.159, nr.168, nr.169, nr.170, nr.171, nr.172, nr.188, nr.201, nr.212, nr.219, nr.221, nr.222, nr.223, nr.248, nr.259, nr.269, nr.276, nr.282, nr.294, nr.295, nr.299, nr.304, nr.313, nr.321, nr.322, nr.379, nr.403, nr.408, nr.413, nr.418, nr.419, nr.426, nr.427, nr.428, nr.430, nr.432, nr.433, nr.436, sipas seksionit të veçantë (kolona 19), të shtojcës nr.1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
4. Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Zonat e Stimuluara, Fier dhe Shkodër kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Ekofin Media
Ekofin Media
Agjencia e Trajtimit të Pronave kompensimi Legalizimet pronarët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter