Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria dyfishon masën e subvencioneve për grantet e vetëpunësimit, kushtet për përfitim

09:35 - Korrik 17, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria miratoi në mbledhjen e datës 16 korrik disa ndryshime në vendimin “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet vetëpunësimit”.

Skema ekzistuese synon të ndihmojë punëkërkuesit e papunë të kthehen në sipërmarrës të pavarur dhe ndryshimi kryesor lidhet me dyfishimin e subvencionimit, i cili përfitohet sipas disa kushteve të përcaktuara dhe për një aplikantët e përzgjedhur.

Programi parashikon subvencion për të gjithë të përzgjedhurit si përfitues granti për ngritjen e biznesit deri në masën 1 milion lekë tashmë, nga 500 mijë lekë që ishte më parë.

Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit; ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm, i cili përmban: i. përshkrimin e idesë së biznesit; relevancën (rëndësinë); burimet e nevojshme për realizimin e biznesit;. vlerësimin e gjendjes së mjediseve ku do të zhvillohet biznesi. Punëkërkuesi, i cili aplikon në këtë program, duhet të marrë pjesë personalisht në të gjitha hallkat e procesit dhe mund të përfitojë vetëm një herë nga ky program.

Në këtë linjë, është shtuar një kriter i ri: punëkërkuesit nuk duhet të kenë përfituar më parë nga programe të tilla në 5 vitet e fundit, duke siguruar që ndihma të mos përqendrohet në të njëjtët individë.

Një tjetër ndryshim është rritja e fleksibilitetit për aplikantët: afati për regjistrimin e biznesit pas përzgjedhjes është dyfishuar, nga 5 në 10 ditë pune, ndërsa kompensimi për vlerësimin e planeve të biznesit është rritur nga 3 mijë në 5 mijë lekë.

Megjithatë, granti nuk mund të përdoret për të gjitha shpenzimet. Blerja e pasurive të paluajtshme, qiratë dhe pagat nuk do të mbulohen. Fokusi do të jetë vetëm te shpenzimet që ndihmojnë konkretisht ngritjen e një biznesi funksional dhe të ligjshëm.

Financimi bëhet në këto faza:

Me nënshkrimin e kontratës, përfituesit i transferohen si paradhënie në llogarinë e biznesit 20% e vlerës së grantit, shumë të cilën përfituesi duhet ta justifikojë me fatura të rregullta tatimore dhe vërtetim të kryerjes së pagesave, si kusht për financimin e pjesës së mbetur të grantit;

Vlera e mbetur e grantit i rimbursohet deri në dy këste, të justifikuara me fatura të rregullta tatimore dhe vërtetimin e kryerjes së këtyre pagesave.

Vlera e plotë e grantit duhet të shpenzohet brenda katër muajve nga lidhja e kontratës me strukturën rajonale të punësimit;

Përfituesit nuk duhet të shkelin asnjë nga kushtet e kontratës për përfitimin e grantit dhe zbatimin e programit. Nëse përfituesit shkelin kushtet e kontratës, përfituesi është i detyruar të kthejë 100% të mbështetjes financiare të përfituar deri në atë moment.

Monitorimi i zbatimit të programit kryhet nga strukturat përkatëse të punësimit.

Në një klimë ku largimi i të rinjve është kthyer në një sfidë kombëtare, vendime të tilla synojnë të krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin profesional dhe ekonomik brenda vendit. /ekofin.al

 

 

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikim grante meki programi startup Vetëpunësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter