Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria do të themelojë Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes në bashkëpunim me “UN Tourism”

22:51 - Shtator 21, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në pak më shumë se një dekadë, Shqipëria ka përjetuar një transformim rrënjësor në turizëm, duke u kthyer nga një vend me vetëm 1 milion vizitorë në vitin 2013, në një destinacion që sot mirëpret mbi 12 milionë turistë çdo vit. Ky bum turistik ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave, nga më pak se 1 miliard euro në gati 5 miliardë euro, duke e shndërruar turizmin në një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe një burim të rëndësishëm punësimi për qytetarë në të gjithë vendin.

Sipas Programit Qeverisës 2025–2029, synimi madhor është që deri në vitin 2030, Shqipëria të konsolidohet si një destinacion turistik i nivelit të lartë në Mesdhe, me turizëm gjithëvjetor, të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregun europian e global.

Rajonet turistike dhe infrastruktura detare

Shqipëria do të shpërndahet në 6 rajone turistike të branduara sipas strategjisë “Shqipëria Turistike 2030”, për të garantuar ofertë të diversifikuar dhe standarde ndërkombëtare.
Një projekt madhor është transformimi i Portit të Durrësit në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze, ndërsa parashikohet ndërtimi i 20 marinave të reja, nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug, duke e bërë vendin një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe.

Qeveria synon gjithashtu të dyfishojë netqëndrimet turistike, duke gjeneruar mbi 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2030. Një rëndësi e veçantë i jepet edhe zhvillimit të turizmit malor dhe sporteve dimërore, sidomos në Alpet shqiptare dhe zonat natyrore, duke ofruar eksperienca unike për vizitorët.

Në plan është parashikuar një investim i madh për promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore, si dhe digjitalizimin e kalendarëve kulturorë, me vizionin për ta kthyer Shqipërinë në një “muze të hapur”. Në këtë kuadër, vendi synon të konsolidohet si një pol rajonal për konferenca, panaire dhe ekspozita ndërkombëtare.

Digjitalizimi dhe teknologjia

Një ndër pikat më ambicioze është krijimi i Platformës Digjitale të Integruar të Turizmit, e cila përfshin Regjistrin kombëtar digjital të turizmit për sipërmarrjet; platformën e-Visitor për regjistrimin elektronik në kohë reale të vizitorëve; sistemin elektronik të të dhënave për statistika të sakta dhe vendimmarrje më efikase.

Programi parashikon gjitashtu në bashkëpunim me “UN Tourism”, qeveria do të themelojë Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes, për të përgatitur brezin e ri të profesionistëve në këtë sektor. Gjithashtu, është parashikuar një administrim më i drejtë i plazheve, duke garantuar më shumë hapësira publike dhe qetësi për pushuesit.

Ky plan ambicioz synon të vendosë Shqipërinë në hartën e destinacioneve më konkurruese të Mesdheut, duke kombinuar potencialin natyror e kulturor me standardet moderne të shërbimit dhe menaxhimit turistik. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akademia nderkombetare e turizmit jahte kroçera muze porti i durrësit prot
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter