Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Punonjësit e OTP Bank Albania kontribuojnë me mbi 3 ton ushqime për familjet në nevojë

11:29 - Dhjetor 30, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Punonjësit e OTP Bank Albania kanë realizuar një nismë solidariteti në mbështetje të individëve dhe familjeve në vështirësi ekonomike, përmes dhurimit të pakove ushqimore të mbledhura gjatë periudhës tetor–dhjetor 2025.

Nisma u zhvillua me angazhimin vullnetar të punonjësve të bankës në të gjithë rrjetin prej 49 degësh në Shqipëri, si dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Si rezultat i këtij kontributi të përbashkët, u grumbulluan gjithsej 3,150 kilogramë ushqime, të cilat do të shpërndahen në komunitete të ndryshme në nevojë përmes organizatës “Food Bank Albania”.

Sipas bankës, donacionet janë për familje me vështirësi ekonomike, shtëpi strehimi dhe institucione të kujdesit social, duke mbuluar disa nga nevojat bazë ushqimore për kategori të ndjeshme të shoqërisë, në zona të ndryshme të vendit.

OTP Bank Albania thekson se kjo nismë është pjesë e qasjes së saj ndaj përgjegjësisë sociale, e cila fokusohet në përfshirjen aktive të punonjësve dhe në mbështetjen konkrete të komunitetit ku banka ushtron aktivitetin e saj.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella, u shpreh:

“Ne besojmë se bankingu nuk ka të bëjë vetëm me shërbimefinanciare, por edhe me të qenit pranë komunitetit. Kur e lançuam këtë projekt në tetor ishim të bindur në suksesin e tij, sepse kjo nismë pasqyron atë që jemi si ekip: të ndjeshëm, tëpërgjegjshëm dhe të angazhuar për të krijuar një ndikimpozitiv, përtej aktivitetit tonë të përditshëm.”

Iniciativa u ndërtua mbi kontributin individual të punonjësve, të cilët morën pjesë në mënyrë vullnetare në mbledhjen e pakove ushqimore, duke e kthyer projektin në një angazhim të përbashkët brenda institucionit.

Bashkëpunimi me “Food Bank Albania” mundëson shpërndarjen e donacioneve në mënyrë të strukturuar dhe transparente, duke siguruar që ndihma të arrijë te përfituesit përfundimtarë sipas nevojave të identifikuara nga organizatat sociale partnere.

OTP Bank Albania bën të ditur se iniciativa të ngjashme do të vijojnë edhe në të ardhmen, në kuadër të politikave të saj të përgjegjësisë sociale dhe angazhimit për të kontribuar në përmirësimin e mirëqenies sociale në vend.

Ekofin Media
Ekofin Media
familje food bank albania kontribuojnë otp bank albania punonjësit ushqime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter