Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Projektligji për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, më shumë garanci për pronësinë industriale

07:25 - Prill 11, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend projekligjin për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Projektligji synon rregullimin e plotë të marrëdhënieve juridike, që lidhen me patentat e shpikjeve dhe modelet e përdorimit, të cilat aktualisht rregullohen nga ligji ekzistues “Për pronësinë industriale”.

Në qendër është sigurimi i një mbrojtjeje më të gjerë dhe më të fortë të patentave, licencave sekrete dhe atyre detyruese apo vullnetare; si dhe patentat e shpikjeve bioteknologjike;

Rregullimi i çështjeve dhe i procedurave që lidhen me certifikatat e mbrojtjes shtesë për përdorim pediatrik.

Po ashtu, një rregullim i posaçëm është i nevojshëm t’i kushtohet sistemit të regjistrimit së certifikatave të mbrojtjes shtesë si mjet për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së patentave të dhëna për produkte farmaceutike dhe për produkte për mbrojtjen e bimëve.

Vendet e Evropës, përfshirë edhe Kroacinë, rregullojnë secilin objekt me ligj të veçantë. Një gjë e tillë lehtëson dhe ndihmon që të gjitha çështjet komplekse, që lidhen me çdo objekt të pronësisë industriale, siç është edhe rasti i patentave dhe i modeleve të përdorimit, të trajtohen në të gjithë gjerësinë dhe detajet e tyre.

Trajtimi i patentave dhe i modeleve të përdorimit në një ligj të veçantë bëhet i nevojshëm edhe për faktin se, nëse deri më sot përafrimi në këtë aspekt ka qenë i pjesshëm, përafrimi i plotë kërkon të parashikohen edhe një sërë institutesh dhe momentesh të tjera që, deri më sot, ose rregulloheshin pjesërisht, ose nuk rregulloheshin fare, thuhet në relacionin shoqërues.

Në lidhje me licencat detyruese, projektligji ka sjellë përmirësime të dukshme, thuhet në dokument. Autoriteti që jep licencën detyruese është gjykata dhe kjo ia jep një licencë të tillë kujtdo që ka aftësi të shfrytëzojë shpikjen e të plotësojë kushtet e parashikuara në projektligj.

Dhënia e licencës detyruese mundëson personat që mund ta shfrytëzojnë atë për ta përdorur në industri, me qëllim që të rrisin produktivitetin apo çdo gjë tjetër për të cilën shpikja është bërë dhe është regjistruar si e tillë.

Sigurisht, pronari i shpikjes ka të drejtën e një kompensimi të drejtë e të arsyeshëm nga personi që shfrytëzon shpikjen. Në këtë pjesë bëhet fjalë edhe për licencat detyruese për produktet farmaceutike.

Një vend të rëndësishëm projektligji u kushton licencave detyruese dhe futjes së tyre në sistem për t’u përdorur nga vendet importuese të autorizuara, vende këto me zhvillim të pakët e që përfshihen në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose në Organizatën Botërore të Tregtisë si të tilla. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Bashkimi Evropian farmaceutike patentat shpikje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter