Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndalojnë sulmet pranë Ngushticës së Hormuzit

13:17 - Korrik 27, 2026

Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit – Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas

11:57 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Projektligji/ Jo më telefonata për reklama të padëshiruara, shkelësit do të gjobiten

22:48 - Janar 15, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e regjistrimit të komunikimeve tregtare të pakërkuara.

Hartimi i këtij projektligji, vjen si një domosdoshmëri në ditët e sotme, ku shqetësimi i qytetarëve lidhur me marrjen e komunikimeve të pa kërkuara nga subjekte të ndryshëm  tregtarë, të cilët përmes këtij komunikimi, synojnë të ushtrojnë aktivitet promocional, thuhet në relacionin shoqërues.

Ligji do të zbatohet për të gjithë ofruesit e shërbimeve që realizojnë komunikime tregtare të pakërkuara për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, si dhe për marrësit e këtyre komunikimeve që regjistrohen në regjistër për të mos u kontaktuar prej tyre.

Regjistri nuk do të jetë i hapur për publikun dhe përmban të dhëna parësore të personave që nuk dëshirojnë të kontaktohen si dhe dytësore, numri i ID-së dhe të dhëna kontakti etj.  Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka të drejta të plota administrimi në bazën e të dhënave të Regjistrit, ndërsa ofruesi i shërbimit ka të drejtë vetëm si lexues dhe të marrë informacion për çdo person që është regjistruar në këtë Regjistër.

Ligji do të detyrojë çdo ofrues shërbimi, që përpara se të kontaktojë qytetarët të aksesojë regjistrin për të parë nëse ata figurojnë në listën e atyre që nuk dëshirojnë të kontaktohen.

Subjektet të cilët janë klientë të një ofruesi shërbimi, dhe kanë dhënë pëlqimin e shprehur qartë se dëshirojnë të kontaktohen për qëllime marketingu nga ky i fundit, mund të kontaktohen nga ai edhe pse mund të figurojnë të regjistruar në Regjistër.

Çdo individ mund të regjistrohet në Regjistrin e Komunikimeve Tregtare të Pakërkuara.

Çdo ofrues shërbimi që kryen telefonata apo çdo mënyrë tjetër komunikimi me qëllime tregtimi dhe reklamimi, është i detyruar:

  • të paguajë tarifën për regjistrimin fillestar në Regjistër;
  • të paguajë tarifën për akses në Regjistër;
  • të aksesojë Regjistrin përpara se të realizojë komunikime tregtare ndaj personave;
  • pas aksesit në Regjistër, të heqë nga lista për kontaktim të gjithë numrat e marrësve të komunikimeve tregtare të pakërkuara të cilët janë regjistruar në Regjistër;
  • të garantojë identifikimin e thirrjes së tij duke i shfaqur numrin marrësit të komunikimeve tregtare të pakërkuara;
  • të bëjë të njohur identitetin dhe qëllimin e telefonatës në fillim të nisjes së bashkëbisedimit me marrësin e komunikimeve tregtare të pakërkuara;
  • në kohën e kryerjes së telefonatës, t’i tregojë me saktësi marrësit të komunikimeve tregtare të pakërkuara, që të dhënat e tij/saj personale janë marrë nga regjistra publik, ose janë publikuar nga vetë ai/ajo.
  • të informojë personin gjatë telefonatës, për mundësinë e regjistrimit në Regjistër me qëllim që të mos kontaktohet më.
  • të mos përhapë apo përdorë të dhënat personale të aksesuara në Regjistër, por t’i përdorë ato vetëm në përputhje me qëllimin e aksesit.
  • të realizojë komunikimin tregtar brenda intervalit kohor, nga ora 9:00 – 19:00.
  • të mos realizojë komunikim tregtar në fundjavë dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.

Veprimet e kryera në kundërshtim me ligji, kur nuk përbëjnë kundërvajtje penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, si më poshtë:

  • mosaksesismi i regjistrit para komunikimit tregtar dhe komunikimit përtej orarit 09:-19:00, dënohet me 100.000 deri në 1.000.000 lekë;
  • mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara për të dhënat personale dhe njoftimi i qytetarëve se kanë mundësinë të regjistrohen për të mos u kontaktuar, dënohet me 50.000 deri në 300.000 lekë;
  • Komunikimi jashtë intervalit të përcaktuar si dhe komunikimi tregtar në fundjavë dhe gjatë ditëve të festave zyrtare, dënohet me 50.000 deri në 150.000 lekë.

Miratimi i këtij projektligji sjell efekte financiare për buxhetin e shtetit. Konkretisht krijimi i bazës së të dhënave kërkon realizimin e Programit (software). Krijimi, zhvillimi dhe suporti teknik për Regjistrin për vitin e parë të funksionimit përllogaritet në shumën 11.000.000 lekë, ku përfshihet ngritja e bazës së të dhënave, ndërfaqja GUI si dhe ndërfaqja web-based për aksesin online nëpërmjet faqes zyrtare të Zyrës së Komisionerit.

Gjithashtu, kërkohet mirëmbajtja e Regjistrit për tre vitet në vijim e cila përllogaritet në shumën totale 4 000.000 lekë.

Kërkohet shtim i burimeve njerëzore, konkretisht një Administrator serveri dhe databaze (IT). Kostoja financiare në shtimin e burimeve njerëzore përllogaritet në shumën e pagës vjetore të një punonjësi IT sipas kategorisë së pagës në legjislacionin në fuqi./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
gjobat komisioneri për të drejtën e informimit komunikimet e pakerkuara projektligji reklamat telefonatat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

gazetar_113:19 - Korrik 27, 20260

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Shqipëria po forcon kapacitetet…

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:19 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

11:10 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

10:31 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndalojnë sulmet pranë Ngushticës së Hormuzit

13:17 - Korrik 27, 2026

Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit – Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas

11:57 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter