Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Projektbuxheti 2022, si parashikohen të ardhurat dhe shpenzimet

09:29 - Tetor 26, 2021 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria shqiptare parashikon se rritja ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë 4.1 %. Në projektbuxhetin e paraqitur në Kuvend, të ardhurat parashikohen 536 miliardë e 811 milionë lekë.

Shpenzimet planifikohen 637 miliardë e 694 milionë lekë ndërsa deficit buxhetor parashikohet 100 miliardë e 883 milionë lekë.

Të  ardhurat  tatimore  parashikohen 500.2  miliardë  lekë  dhe  brenda  zërit  të  të  ardhurave  tatimore,  të    ardhurat  që  mblidhen nga tatimet dhe doganat 360.5 miliardë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet planifikohen  111 miliardë lekë.

Krahasuar me të pritshmin e vitit 2021, të ardhurat gjithsej të buxheti të shtetit rriten 7.8 %, ndërkohë që të ardhurat nga tatimet dhe doganat programohen të rriten 9.9% ose +32.5 miliardë lekë.

Parashikimi i të ardhurave sipas zërave për vitin 2022

Të ardhurat nga TVSH-ja  parashikohet të jenë 161.1 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë  ose 9.6% më shumë se pritshmëria për vitin 2021. Burimet e rritjes së TVSH-së në vitin 2022 do të jenë:

– TVSH-së që do të gjenerohet si rezultat i rimëkëmbjes ekonomike;

– TVSH-ja nga rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare;

– TVSH-ja  nga përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të  transaksioneve ndërmjet operatorëve;

– TVSH-ja si rezultat i efekteve të paketës fiskale 2022

Të ardhurat nga “Tatimi mbi fitimin” vlerësohen me rritje 6.5% ose 1.9 miliardë lekë më shumë se viti 2021,  pra parashikohet  të arkëtohen 35.6  miliardë  lekë.

Të ardhurat nga “Akciza” vlerësohen të jenë 56.8 miliardë lekë, me një rritje prej 4.6 miliardë lekë ose 9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2021. Faktorët kryesorë që do ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza  lidhen me:  rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare, si dhe forcimin e luftës kundër informalitetit,  nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës si dhe  disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të ardhurat personale”  parashikohen 45.2 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se pritshmëritë për vitin 2021.  Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rimëkëmbja ekonomike ekonomike dhe impakti i saj në nivelin e pagës mesatare si dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat, si dhe incentivat për nxitjen e punësimit.

Të ardhurat nga “Taksa nacionale dhe të tjera”  vlerësohen të jenë 49.7 miliardë lekë. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2022 janë 21.6% ose 8.8 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2021 dhe bazohen në  rritjen  e  mbledhjes  së  taksës  së  qarkullimit  të  automjeteve  si  dhe  rezultat  i  rritjes  se  sasive  të  karburantit që do të hidhen në treg.

Të  ardhurat  nga  “Taksa  doganore”  në vitin 2022 vlerësohet të jenë 7.5 miliardë lekë, me rritje 8 milionë lekë krahasuar me vitin 2021. Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes së importeve të tatueshme, si dhe disa efekte minimale nga lëvizja e tarifave doganore.

Të ardhurat nga “Kontributet për sigurime shoqërore e shëndetësore” në vitin 2022 parashikohet të rriten  me +6.7%, ose +7 miliardë lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2021. Të ardhurat gjithsej nga  kontributet pritet të jenë  në total, së bashku me të ardhurat që mbledhin ISSH-ja  dhe  ISKSH-ja  111 miliardë lekë, nga 104 miliardë lekë që do arkëtohen në vitin 2021.

Ekofin Media
Ekofin Media
projektbuxheti shpenzimet të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter