Në projektbuxhetin e vitit 2022, qeveria shqiptare ka përcaktuar prioritetet për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Referuar draftit të paraqitur në Kuvend, janë rreth 30 prioritete të përcaktuara.
Prioritetet 2022-2024
Prioritetet e sektorit të bujqësisë, për periudhën afatmesme 2022-2024, janë si më poshtë:
– Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas;
– Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë;
– Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin;
Mbështjetje për agroindustrinë;
– Mbështetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;
-Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve;
– Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët.
– Mbështetja e fermerëve përmes skemës së re të përjashtimit nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit të karburantit për prodhim bujqësor.
– Zhvillimin i qëndrueshëm i sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut.
Rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2021-2023
Në fushën e “Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit”, synohet të realizohet:
– Rritja e % së fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese ndaj totalit të fermërëve në sipërfaqen potencialisht të ujitshme nga 70% në vitin 2021, në 73% në vitin 2023;
– Përqindja e sipërfaqes ujitëse ku fermerët kanë akses për ujë për ujitje, kundrejt sipërfaqes potencialisht të ujitshme (360 000 ha) nga 70% në vitin 2021, në 73% në vitin 2023;
– Përqindja e hidrovoreve të rehabilituara/ndërtuara/rikonstruktuara, kundrejt totalit të nevojshëm (14 hidrovorë) nga 50% në vitin 2021, në 64% në vitin 2023;
– 35 000 hektarë sipërfaqe ujitëse me infrastrukturë kryesore të përmirësuar/mirëmbajtur (si proces ciklik vjetor ne ha);
– Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe penele tërthorë), kundrejt totalit të nevojshëm (300 km) nga 28% në vitin 2021, në 35% në vitin 2023.
Në fushën e zhvillimit rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrial dhe marketingun” synon:
– Zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t’i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur:
– Numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 533466 të punësuar të parashikuar në vitin 2022 në 565954 të punësuar në vitin 2023)
– Sipërfaqet e mbjella me fruta dhe perime.
Aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim të kryera.
– Rritja e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 44.3 miliardë lekë në vitin 2022 në 50.7 miliardë lekë.
Përmirësimi i konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe industrisë agro-ushqimore si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale, nëpërmjet:
– Shtimit të numrit të përfituesëve nga Skemat Kombëtare në bujqësi nga 4800 përfitues në vitin 2022, 5000 përfitues në vitin 2023, 5500 përfitues në vitin 2024 dhe mbështetjes së 300 përfituesëve nga Programi IPARD II 2014-2020 për vitin 2022. Si dhe rritja e numrit të përfituesve nga Skema e Subvensionit të naftës për bujqesinë nga 17.500 përfitues në vitin 2022 në 18.500 përfitues në vitin 2024.
– Certifikimit dhe testimit të farave dhe fidanëve që hidhen në treg në mënyrë që të sigurohen inpute cilësore për bujqësinë.
-Nëpërmjet programit “Siguria Ushqimore dhe Mbrojtja e Konsumatorit” synohet fuqizimi i sistemit të kontrollit dhe inspektimit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë nëpërmjet:
-Kontrolleve dhe monitorimeve të sëmundjeve infektive dhe zoonotike në kafshët e gjalla duke ulur në këtë mënyrë numrin e kafshëve të prekura nga Bruceloza, nga plasja dhe nga tuberkulozi.
-Do të vijojë zbatimi i politikave të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve të gjalla, si dhe programet e parandalimit, kontrollit, eliminimit deri në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të legjislacionit veterinar, nëpërmjet:
– Vaksinimit të rreth 930 mijë kafshëve në vitin 2022 dhe 950 mijë në vitin 2024.
-Kryerjes së rreth 373 mijë gjurmimeve dhe kontrolleve tek kafshët përgjatë viteve 2022-2024.
– Matrikullimit të 900 mijë kafshëve të gjalla.
-Kryerjes së 95 mijë analizash në kuadër të monitorimit të mbetjeve në kafshët e gjalla dhe molusqet bivale (realizuar nga ISUV).
-Rritjes së numrit të kontrolleve të realizuara në Agjensitë e shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve nga 1000 kontrolle në vitin 2021, në 1400 kontrolle në vitin 2024.
-Rritjes së numrit dhe cilësisë së inspektimeve; uljes së numrit të gjobave të vendosura nga inspektimet në terren (nga 600 në vitet 2022-2023 dhe në 500 në vitin 2024), rritjes së numrit të bizneseve të mbyllura për mosplotësimin e kushteve të sigurisë ushqimore (nga 300 në vitin 2022, në 400 në vitin 2024), numrit të rasteve të produkteve ushqimore të të asgjesuara (nga 38 në vitin 2022, në 60 në vitin 2024) dhe rritjes së numrit të ngarkesave të kthyera në Pikat e Inspektimit Kufitar (nga 26 në vitin 2022, në 30 në vitin 2024) si pasojë e politikave të ndërmarra nga MBZHR.