Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Programi për arsimin, paga mesatare e mësuesve rritet në 1250 euro deri në vitin 2029

22:36 - Shtator 17, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Programi Qeverisës 2025–2029 parashikon objektiva që shkojnë nga ndërtimi i shkollave të reja dhe digjitalizimi, deri te ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe rritja e pagave për mësuesit sa i përket arsimit.

Shkolla të reja dhe paga më të larta

Qeveria synon që deri në vitin 2029 paga mesatare e mësuesve të arrijë në 1,250 euro. Në infrastrukturë, plani parashikon ndërtimin e 200 shkollave të reja të pajisura me standarde evropiane dhe teknologji moderne. Gjithashtu, deri në vitin 2027 do të vendosen 1,000 laboratorë inteligjentë për të garantuar aksesin e nxënësve në mësimin digjital.

Ndërkohë programi përfshin digjitalizimin e arsimit, me tekste online përmes platformës SMIP, testime të digjitalizuara dhe shërbime “end-to-end” nga regjistrimi deri te komunikimi me prindërit. Për nxënësit parashikohet mbështetje sociale dhe akses i barabartë: tekste falas për 236 mijë nxënës të arsimit bazë dhe kategori të veçanta të shkollave të mesme, si dhe programi i ushqimit në çdo qendër qarku. Do të niset gjithashtu një program pas-shkollor (after school) dhe transport falas për nxënësit dhe mësuesit në zona të caktuara.

Si risi, Qeveria planifikon dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, pajisjen e shkollave me kamera inteligjente dhe shtimin e psikologëve e punonjësve socialë. Do të rritet numri i mësuesve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të krijohen klasa burimore në çdo shkollë.

Arsimi profesional dhe diaspora

Një fokus i veçantë është arsimi profesional: qeveria synon dyfishimin e numrit të nxënësve, me investime prej 60 milionë eurosh në shkolla dhe laboratorë teknikë, duke garantuar që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit të kenë konvikte me standarde europiane. Po ashtu, do të zgjerohet mbështetja financiare për mësuesit e diasporës dhe mësimin e gjuhës shqipe, me libra falas dhe platformë online të posaçme.

Në arsimin e lartë, qeveria synon hapjen e filialeve të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare dhe shtimin e programeve të përbashkëta e në gjuhë të huaj. Një projekt konkret është hapja e kampusit të Universitetit Teknologjik të Compiegne pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Paralelisht, do të nisë ndërtimi i kampusit të Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, përfundimi i kampuseve të Universitetit Politeknik, zhvillimi i atij të Durrësit dhe ndërtimi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Elbasan.

Qeveria premton gjithashtu dyfishimin e investimeve për laboratorët modernë, mbështetje për programe doktorale, përfshirje të diasporës akademike në mësimdhënie e kërkim shkencor dhe orientimin e sistemit kërkimor shqiptar drejt fondeve të BE-së përmes programit “Horizon Europe”/ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
arsimi inteligjentë laboratorët universiteti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter