Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Prodhuesit e shërbimeve realizuan 67.5% të shitjeve neto në vitin 2023

08:22 - Shkurt 19, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregtia dhe shërbimet vijojnë të dominojnë me përqindjen më të madhe ndërmarrjeve në sektorin e ekonomisë, gjithashtu përqindjen më të madhe të të punësuarve, si dhe shitjet neto më të mëdha për të punësuar në vitin 2023.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, sipas anketës strukturore pranë ndërmarrjeve, tregojnë se në në vitin 2023, kanë qenë 117.292 ndërmarrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke shënuar një rritje me 3,4 %, krahasuar me vitin 2022. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 35,7 %.

Numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2023 në këto ndërmarrje ka qenë 559.922, duke u rritur me 2,2 %, krahasuar me vitin 2022. Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera zënë 65,2 % të numrit të të punësuarve gjithsej.

Prodhuesit e të mirave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët industri nxjerrëse, industri përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtimit, zënë 34,8 %. Shitjet neto në vitin 2023 arritën vlerën 3.381 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0,7 % ndaj vitit 2022. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 67,5 % të shitjeve neto gjithsej.

Ndërmarrjet në prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 0,3 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 0,4 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe -2,6 pikë përqindje në shitjet neto. Ndërmarrjet në prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 3,1 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 1,8 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 3,2 pikë përqindje në shitjet neto.

Sektori i Shërbimeve dhe sektori i Ndërtimit kanë kontribuar përkatësisht me 1.6 pikë përqindje dhe 0,7 pikë përqindje në rritjen prej 0,7 % të shitjeve neto gjithsej.

Shitjet neto për të punësuar për vitin 2023 kanë qënë 6.039 mijë lekë nga 6.131 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2022. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit shërbimeve (6.253 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e të mirave (5.640 mijë lekë për të punësuar).

Ndërmarrjet e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 32,5 % të shitjeve neto të realizuara. Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (6,1 %). shitjet neto (11,5 %) dhe numrin e të punësuarve (18,5 %) ka qënë sektori i industrisë përpunuese.

Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 87,2 % e ndërmarrjeve aktive të cilat realizuan 67,5 % të shitjeve neto. Në këtë grup ndërmarrjesh rolin kryesor e luan tregtia (ku përfshihen tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Në tregti operojnë 35,7 % e ndërmarrjeve të cilat realizojnë 45,5 % të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me 0,7 pikë përqindje në rritjen vjetore prej 0,7 % të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 24,5 % të numrit të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2023 ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kanë zënë 40,6 % të numrit gjithsej të të punësuarve të cilët realizuan 46,9 % të shitjeve neto edhe pse përbëjnë vetëm 1,2 % të ndërmarrjeve aktive. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar zënë 28,0 % të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 15,4 % të shitjeve neto dhe përbëjnë 86,1 % të ndërmarrjeve aktive.

Nga rezultatet vërehet se ndërmarrjet me 50 dhe më shumë të punësuar kanë kontribuar negativisht me – 0,3 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë kontribuar me 1,6 pikë përqindje. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
shërbimet shitjet te punesuarit tregtia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter