Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Privatizimi i pronave shtetërore, Qeveria miraton kriteret e reja

22:46 - Tetor 30, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës ndryshimet dhe shtesat në Vendimin nr. 926, datë 29.12.20214, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar.

Një prej shtesave themelore në këtë vendim ka të bëjë me privatizimin e objekteve shtetërore.  Më konkretisht, në rastet kur pas procesit të privatizimit, një ose më shumë ish-pronarë kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratën e shitjes dhe pjesa e tyre takuese ka mbetur në bashkëpronësi shtet, bashkëpronarëve të tjerë dhe shtetit u lind e drejta të bëjnë ndarjen e pasurive të tyre në certifikata të veçanta sipas pjesëve takuese.  

Krahas rasteve të tjera, subjektet qiramarrëse të pasurive shtetërore mbi 500 (pesëqind) m2, të dhëna me qira sipas kontratave me tarifën “1 euro/kontrata”, kanë të drejtë të kërkojnë blerjen e pasurive në fjalë, në përputhje me dispozitat ligjore, nëse prona nuk është pronë shtetërore e patjetërsueshme dhe janë njëkohësisht të pranishme këto dy rrethana: vlera e plotë e investimit është mbi 5 milionë euro; dhe qiramarësi ka investuar të paktën një vlerë më të lartë sesa 750 për qind e vlerës së pasurisë që kërkohet të privatizohet, brenda afatit për realizimin e investimit, sipas parashikimeve të kontratës së qirasë.

Kontrata e shitjes lidhet sipas ligjeve në fuqi dhe në të duhet të përfshihet klauzola që detyron blerësin për të realizuar investimin e plotë brenda afatit të parashikuar në kontratën e mëparshme të qirasë. Në të kundërt pasuria e privatizuar i kthehet shtetit dhe në këtë rast ka të drejtë të mbajë edhe shumën e paguar më parë nga blerësi për blerjen e pasurisë.

Gjithashtu, blerësi nuk ka të drejtë të tjetërsojë pronën e privatizuar te të tretët derisa të ketë realizuar vlerën e plotë të investimit të parashikuar në kontratën e mëparshme të qirasë. Ky ndalim i tjetërsimit te të tretët përbën hipotekë ligjore mbi pasurinë e privatizuar dhe pasqyrohet në regjistrin kadastral.

Sa i përket risisë tjetër, kritereve të privatizimit përmes shkëmbimit të pasurive të paluajtshme shtetërore me ato private, së pari duhet theksuar se përjashtohen pronat shtetërore të patjetërsueshme sipas ligjit dhe pronat shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, sipas përcaktimeve të ligjit “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”;

Organi propozues, kur ndërmerr nismën për procedurën e privatizimit përmes shkëmbimit do të duhet të mbajë parasysh mes të tjerash, nevojën konkrete, interesin apo përfitimin shtetëror që realizohet, si dhe raportin e vlerës së pronave që shkëmbehen. Si rregull, prona që përfitohet nga shkëmbimi nuk duhet të ketë vlerë më të vogël sesa vlera e tregut, sipas përcaktimeve ligjore.

Përjashtimisht, nëse vlera e pronës që përfitohet është më e ulët, subjekti privat duhet të paguajë ekuivalentin në lekë të diferencës ndërmjet dy vlerësimeve. Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
1euro kriteret pronat shteterore shitja shkembimi VKM
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter