Shitësi polak me pakicë LPP ka njoftuar se planifikon të nisë e-commerce për markën e tij Sinsay në Shqipëri në gjysmën e dytë të vitit 2026.
Kompania është e fokusuar në zgjerimin e mëtejshëm të markës në qytete të ndryshme të vendit.
LPP shtoi gjithashtu se aktualisht nuk ka në plan të sjellë në tregun shqiptar markat e tjera që zotëron – Reserved, Cropp apo Mohito – gjatë vitit të ardhshëm.
Aktualisht, kompania operon pesë dyqane në Shqipëri: dy në kryeqytet, Tiranë, dhe nga një në Durrës, Lezhë dhe Peshkopi. Dyqani i parë i LPP në vend u hap në Durrës, në prill, si pjesë e strategjisë së zgjerimit të grupit në Ballkanin Perëndimor.
Kompania nuk ka pranuar të zbulojë vlerën e parashikuar të investimit.
LPP konfirmoi gjithashtu se planifikon të nisë tregtinë elektronike për Sinsay në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026, në përputhje me objektivin e saj për të forcuar praninë rajonale në Europën Juglindore. /Përshtati nga seenews.com, ekofin.al
