Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Plazhe mahnitëse, apartamente 500 dollarëshe dhe fluturime të lira: Pse 3 amerikanë u shpërngulën në Shqipëri

09:21 - Shtator 6, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Alicia Walter dhe bashkëshorti i saj, Nathan Stark, kanë udhëtuar në mbarë botën. Por nga të gjitha vendet ku kanë qenë, Shqipëria ishte ajo që u rrëmbeu zemrën — aq shumë saqë ata u shpërngulën këtu nga San Diego në vitin 2023.

“Shqipëria është absolutisht e mrekullueshme dhe ende ndihet si një vend i paprekur nga turizmi masiv, sidomos në krahasim me destinacione të tjera europiane si Barcelona, Parisi, Londra, Roma apo edhe Praga,” tha Walter, 28 vjeç, për Business Insider. “Ushqimi është një nga më të preferuarit tanë kudo, dhe vendasit janë jashtëzakonisht mikpritës, na kanë trajtuar si familje.”

Nuk është perfekte — vendi është ende në zhvillim pas dekadave të izolimit nën komunizëm, ndërsa infrastruktura në kryeqytetin Tiranë u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 — por për Walter dhe dy amerikanë të tjerë që folën për Business Insider, përfitimet e të jetuarit në Shqipëri tejkalojnë kostot.

Përvoja e tyre nxjerr në pah ribrandimin e Shqipërisë si një komb modern dhe i hapur. Ky vend i vogël mesdhetar, i kufizuar nga Greqia dhe Mali i Zi dhe që shtrihet përballë Italisë, ka më pak se 3 milionë banorë, pra më pak se gjysma e popullsisë së qytetit të New York-ut.

Me plazhe të mrekullueshme në jug, Alpet në veri, si dhe çmime shumë më të lira për ushqim dhe akomodim se në vendet fqinje, Shqipëria është bërë një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik. Dhe disa nga vizitorët, pasi vijnë, zgjedhin të qëndrojnë përgjithmonë.

Turistët po vijnë në Shqipëri – dhe bashkë me ta edhe të huajt që vendosen këtu

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria priti 11.7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, një rritje prej 15.2% krahasuar me vitin pararendës. Nga këta, 306 mijë ishin nga Amerika.

“Shqipëria ishte nën komunizëm për kaq gjatë, ku njerëzit nuk mund të dilnin ose të hynin në vend,” thotë Kelsey Linnell, shqiptare me origjinë amerikane dhe planifikuese udhëtimesh në Carlisle Travel Management. “Tani është futur në hartë sepse, së pari, është e sigurt. Dhe megjithëse është një vend shumë i vogël, është shumë i larmishëm.”

“Është gjithashtu shumë e lirë të udhëtosh drejt Shqipërisë, ndaj mendoj se kjo është një arsye e madhe për shumë njerëz,” shtoi ajo.

Për amerikanët, Shqipëria është e lirë dhe e aksesueshme

Një nga faktorët kryesorë që e bindi Walter-in të shpërngulet ishte politika e vizave.

Qytetarët amerikanë mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë dhe të qëndrojnë deri në një vit. E kombinuar me vizën Shengen, kjo i lejon ata të largohen përkohësisht nga Shqipëria dhe të rikthehen, duke “rifreskuar” periudhën e qëndrimit.

“Ka plot avantazhe për të jetuar këtu,” tha Walter. “Për shembull, mund të marrim një fluturim për 100 dollarë drejt Romës për fundjavë, dhe kur kthehemi, fillojmë sërish me kohë të re në BE.”

Por mbi të gjitha, kostoja e ulët e jetesës është një përfitim i madh. Në San Diego, çifti paguante 1,250 dollarë për një apartament njëdhomësh të vogël. Në Tiranë, tani paguajnë rreth 520 dollarë për një apartament më të madh, pranë qendrës.

Për Cheryl Orlov, e cila u shpërngul nga Los Anxhelosi në Tiranë në 2023, përveç qirasë nën 500 dollarë në muaj për një apartament me dy dhoma, Shqipëria i ofroi diçka tjetër: një kulturë dhe histori të pasur.

“Shqipëria është kaq unike – kultura dhe historia këtu janë mahnitëse,” tha ajo.

Shqipëria si trampolinë për botën

Nomadi digjital Greyson Ferguson, pasi jetoi në Buenos Aires, u vendos në Tiranë në prill 2024. Ai u tërhoq nga bukuritë natyrore dhe kostoja e ulët e jetesës, që i jep mundësinë të shlyejë huatë studentore.

“Fotografitë bregdetare të Shqipërisë dukeshin aq të bukura, sa mendova se ishin të krijuara nga inteligjenca artificiale,” tha ai.

Megjithatë, Ferguson dhe Orlov theksojnë se sfida nuk mungojnë: gjuha e vështirë, miqësitë afatshkurtra mes ekspatëve dhe kujtimet e tërmetit të 2019-ës.

Por përfitimet peshojnë më shumë: kosto më e ulët, mundësi udhëtimesh të lira nëpër Evropë dhe një ritëm jete më pak stresues.

“Unë nuk e di nëse Shqipëria do të jetë vendi im i përhershëm,” thotë Orlov. “Por jam shumë e lumtur këtu. Nuk e kuptova sa e stresuar isha në Amerikë, derisa u shpërngula në Tiranë.”/Përshtati nga Business Insider, ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
amerikanët shperngulja shqipëria turistët vizitorë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter