Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Plani i rritjes prej 6 miliardë eurosh BE për Ballkanin Perëndimor, çfarë mund të përfitojë Shqipëria?

10:12 - Janar 23, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Plani i rritjes prej 6 miliardë eurosh i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor konsiderohet si një mjet i fuqishëm që do të mund të dyfishojë madhësinë e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me përthithjen e këtyre fondeve, në formën asistencës asistencës financiare për të ndihmuar reformat, ku 2 miliardë euro do të jenë grante dhe 4 miliardë euro kredi nga 2024 deri në 2027, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të mund të integrohen paraprakisht në tregun e përbashkët evropian, duke lehtësuar jetën e individëve dhe bizneseve rezidentë në secilin shtet.

Por çfarë do të përfitojnë konkretisht qytetarët? Me integrimin në tregun e brendshëm evropian, vlerësohet se vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetet Evropiane, siç janë dërgesat e parave për familjet e tyre dhe për sipërmarrjet e tyre të vogla në Shqipëri, parashikohet që ata të mund të kursejnë mbi 20 milion euro në vit. Nga ana tjetër, janë miliona euro që bizneset e rajonit dhe shpenzojnë ndërkohë që janë jashtë konkurrencës me kompanitë evropiane, të cilat për të njëjtat gjëra nuk ka nevojë të bëjnë shpenzime të tyre sepse shfrytëzojnë mekanizmat që janë brenda tregut të Bashkimit Evropian.

Plani i ri parashikon fillimisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët, proces i cili do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e këtij tregu dhe paralelisht hapje e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje. Hapja e tregut rajonal parashikohet të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor me 10 për qind. Reformat janë një tjetër hallkë e rëndësishme e planit, çka nënkupton sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal. Dhe në fund do të aplikohet shpërndaja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat, prej 6 miliardë eurosh.

Në kuadër të integrimit të rajonit, ka qenë edhe Procesi i Berlinit, një iniciativë e nisur në vitin 2015 që synoi rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Në vijim të saj, për të forcuar bashkëpunimin në rajon u ndërmor iniciativa tjetër “Open Balkan”, ku pjesë e saj u bënë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut./Scan

Ekofin Media
Ekofin Media
ballkani perendimor bashkimi europian integrimi Plani 6 miliarde euro shqiperia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter