Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përmbytjet e Shqipërisë nxjerrin tonelata mbeturina deri në Kroaci

18:56 - Nëntor 26, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Plazhet e Shqipërisë së Veriut janë goditur rëndë nga një valë mbeturinash që ka dalë në breg pas përmbytjeve të forta të fillimit të javës, duke e shndërruar vijën bregdetare në një mozaik të zymtë plastike, shisheve dhe mbetjeve të çdo lloji.

Pamjet nga Lezha zona më e prekur tregojnë shtresa të trasha mbetjesh të shtyra nga deti, ndërsa rreth 220 hektarë tokë vijojnë të mbeten nën ujë, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Stuhitë dhe rrymat detare kanë transportuar drejt bregut tonelata plastike dhe materiali të grumbulluar përgjatë lumenjve dhe zonave të përmbytura. Banorët thonë se ky fenomen përsëritet vit pas viti, duke u bërë tashmë një problem kronik që çon në ndotjen e ekosistemit detar dhe dëmton rëndë imazhin turistik të rajonit.

Rrymat e Adriatikut shtyjnë mbeturinat në Dubrovnik 

Por problemet e përmbytjeve në veri kapërcejnë kufijtë rajonal. Dubrovniku po përballet me një valë mbytëse mbeturinash. Sipas komunitetit vendor dhe ekspertëve të mjedisit, një pjesë e tyre vjen nga brenda Shqipërisë, e transportuar nga rrjedhat e lumenjve dhe stuhitë drejt detit, e shtyrë në brigje nga erërat e forta si shiroku.

Autoritetet kroate raportojnë se sasi të mëdha plastike dhe mbetjesh arrijnë në brigjet e tyre pas stuhive të forta, duke dëmtuar imazhin e qytetit, i njohur globalisht për turizmin elitar dhe duke rrezikuar ekosistemin detar të Adriatikut jugor.

Sipas Dubrovnik Times, pastrimi i shpejtë dhe efikas u vlerësua nga kryebashkiaku Mato Franković. Punëtorët e “Čistoća”-s dhe Portit të Dubrovnikut po vazhdojnë punën për të pastruar pjesët e mbetura të vijës bregdetare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave ku mbeturinat grumbullohen më shpesh gjatë erërave të forta jugore. Megjithëse situata të ngjashme ndodhin vit pas viti, reagimi i shpejtë i shërbimeve të qytetit edhe këtë herë parandaloi çdo dëm afatgjatë mjedisor ose pamor në zonën bregdetare.

Kroacia ka ndërmarrë disa nisma për uljen e plastikës dhe mbrojtjen e detit, por autoritetet atje nënvizojnë se vetëm një bashkëpunim i koordinuar mes vendeve të Adriatikut, i mbështetur nga institucionet europiane, mund ta frenojë këtë problem që nuk njeh kufij.

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
dubrovnik mbeturinat përmbytjet PLASTIKA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter