Dyert automatike të dyqanit të elektroshtëpiakeve u hapën, duke zbuluar një mur të ndritshëm ekranesh që pulsonin me ngjyra të gjalla. Për familjen Gashi – Artanin, Elsën dhe Liamin e vogël, kjo nuk ishte një vizitë e zakonshme. Ishte një mision. Pas javësh të tëra kërkimesh dhe diskutimesh, ata kishin marrë një vendim të rëndësishëm: televizori i tyre i ardhshëm do të ishte një Samsung QLED. Ata ishin magjepsur nga premtimi i ngjyrave realiste dhe ndriçimit të pakrahasueshëm.
Por tani, përballë tyre qëndronte sfida finale. Ekrane të ndryshëm, secili më mbresëlënës se tjetri, mbanin logon krenare “QLED”. Por cili ishte i duhuri për ta? Cili do të ishte qendra e re e botës së tyre argëtuese?
Përballë kësaj game të mrekullueshme, është e lehtë të ndihesh i pavendosur. Por le t’i hedhim një vështrim më të afërt dy prej yjeve të kësaj linje, për të kuptuar se si Samsung ka krijuar një zgjidhje për çdo nevojë, duke u bazuar gjithmonë në themelin e përbashkët të teknologjisë së jashtëzakonshme Quantum Dot, e cila i jep jetë çdo imazhi me miliarda nuanca ngjyrash. Për të garantuar sigurinë, familja Gashi kreu hulumtime të mëtejshme dhe zgjodhi televizorin që nuk përmban kadmium.
Opsioni 1: Përvoja mbresëlënëse – Neo QLED 8K
Shikimi i tyre ndalon te një ekran që duket se sfidon realitetin, me një thellësi dhe qartësi që të lë pa fjalë. Ky është Neo QLED 8K, përvoja absolute për familjen që nuk pranon kompromise.
Syri i stërvitur i Artanit, cinefilit të familjes, menjëherë vëren kontrastin e pabesueshëm. Falë teknologjisë Quantum Matrix me Mini LED, mijëra drita të vogla sa një kokërr rëre kontrollohen me një precizion absolut, duke krijuar një të zezë të thellë dhe një të bardhë shkëlqyese.
Ndërkohë, sytë e Liamit nguliten te një lojë aksion që shfaqet në ekran. Lëvizjet janë aq të lëmuara dhe të menjëhershme sa duken të vërteta. Kjo është fuqia e Motion Xcelerator Turbo+, që ofron një imazh fluid deri në 144Hz, duke i dhënë çdo gameri avantazhin që i nevojitet për të fituar.
Opsioni 2: Zgjedhja inteligjente dhe e gjithanshme –QLED 4K
Pak më tutje, një tjetër model QLED tërheq vëmendjen e Elsës me ngjyrat e tij të pasura dhe dizajnin elegant. Ky është QLED Q8F 4K, zgjedhja inteligjente për familjen që kërkon balancën perfekte mes çmimit dhe veçorive premium.
Samsung QLED Q8F 4K përdor ndriçimin Direct Full Array, i cili siguron kontrast të thellë dhe ngjyra të gjalla, duke bërë që çdo skenë e filmave dhe serialeve të duket me realizëm mahnitës. Elsa imagjinon sesi seriali i saj i preferuar do të shfaqej në atë ekran, ku çdo detaj, kostum dhe peizazh duket me qartësi të jashtëzakonshme. Falë teknologjisë Object Tracking Sound Lite, tingulli ndjek veprimin në ekran, duke e bërë dialogun dhe efektet zanore më të qarta dhe më të përfshirshme. Ky televizor i gjithanshëm është ideal për çdo moment të ditës dhe për çdo anëtar të familjes.
Një vendim i lehtë, një shpërblim i dyfishtë
Ndërsa familja Gashi diskuton mes tyre, një gjë është e qartë: pavarësisht zgjedhjes finale, ata do të marrin në shtëpi një dritare drejt një bote me ngjyra të papara, falë fuqisë së teknologjisë Quantum Dot që e ndajnë të dy modelet.
Dhe pikërisht në atë moment, vendimi bëhet edhe më i ëmbël. Ata mësojnë për promocionin “Back to school“, i vlefshëm nga 18 gusht deri më 30 shtator 2025. Me blerjen e një televizori si këta që po admironin, me madhësi 65 inç e më shumë, ata përfitojnë dhuratë tabletin Galaxy Tab A9+. E nëse do të zgjidhnin një model madhështor 75-inç të serisë Neo QLED 8K, dhurata do të ishte tableti edhe më i fuqishëm Galaxy Tab S10 FE.
Buzëqeshjet shkëmbehen mes tyre. Tani, investimi nuk është vetëm për mbrëmjet e filmave apo lojërat, por edhe për suksesin e Liamit në shkollë. Dhe me 5 vite garanci të përfshira, e ardhmja duket më e ndritshme se kurrë. Familja Gashi e dinte se sapo kishin gjetur jo vetëm një televizor, por qendrën e re të momenteve të tyre më të bukura.


