Në shumicën e qarqeve të vendit ka përfunduar procesi i votave ku shikohet një fitore e thellë për Partinë Socialiste.
Në qarkun e Vlorës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit. Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar. PS ka siguruar 53235 vota, ndërsa PD ka marrë 24134 vota. E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët 4 mandate. Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, i cili numëron 4905 vota.
Nëqarkun e Korçës ka përfunduar numërimi i votave. PS kryeson me 57213 vota, ndërsa PD ka siguruar 36405 vota. Shqipëria Bëhet ka marrë 4520 vota, kurse PSD 2518. PS ka arritur të sigurojë 6 mandate deri më tani, kurse PD 4.
Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Dibrës. Partia Socialiste ka kryesuar me një numër të lartë votash, duke lënë pas PD-në, pasuar nga PSD-ja. Nga të dhënat e raportuara në KQZ rezulton se socialistët kryesojnë me 32146 vota, ndërsa PD ka siguruar 21790 vota. Diferenca mes tyre është 10,356 vota. PD merr 2 mandate në këtë qark, ndërsa PS 3 mandate.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit. PS ka marrë 36863 vota, PD 19486 vota, Shqipëria Bëhet 4555 vota. PS ka siguruar 5 mandate, kurse PD 2.
Janë numëruar 139 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, ku PD ka fituar me 18934 vota, duke krijuar një diferencë të thellë me socialistët. Ndërkohë PS ka marrë 10970 vota. Ndiqet nga PSD me 5061 vota. Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 227 vota deri më tani. PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.
Numërimi ka përfunduar në të gjitha 7 KZAZ-të e qarkut Gjirokastër ndërsa tani po vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët. PS ka fituar bindshëm në këtë qark me mbi 62% të votave, duke ruajtur pozitat e saj tradicionale në jug të vendit.
Koalicioni PD-ASHM paraqitet si forca e dytë, por me një diferencë të ndjeshme prej rreth 33% më pak se PS.
Përfundon numërimi në qarkun Lezhë. PD kryeson me 29484 vota ndaj PS, e cila ka siguruar 27585 vota. Shqipëria Bëhet del forcë e tretë me 3614 vota, kurse PSD me 1791 vota.
Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave. PS ka arritur të marrë 79799 vota, ndërsa PD ka siguruar 38906 vota. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë mbi 40 mijë votash. E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4./ekofin.al
