Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Përcaktohen rregullat dhe procedurat për kohën e punës, pushimit dhe trajtimin financiar të punonjësve të policisë

18:27 - Prill 17, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që përcakton rregullat dhe procedurat për kohën e punës, pushimit dhe trajtimin financiar të punonjësve të policisë, kur nuk kryen pushimet, lejet pa të drejtë page dhe kushtet e posaçme të punës për punonjëset shtatzëna të Policisë së Shtetit.

Sipas këtij vendimi, koha normale e punës/shërbimit për punonjësit e Policisë së Shtetit është 40 orë në javë. Për efekt të llogaritjes së pagës orare, muaji llogaritet, mesatarisht, me 174 orë pune.

Punonjësit të policisë i sigurohet një pushim ditor i pandërprerë, prej 11 orësh, para marrjes së shërbimit/punës. Shërbimet e policisë, si rregull, organizohen sipas një planifikimi 24 orësh, me turne, nga 8 orë secili. Ndërkohë kohëzgjatja e punës natën nuk mund të jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje. Ajo duhet të paraprihet ose të pasohet me pushim ditor të menjëhershëm.

Vendimi përcakton shtesa mbi pagë edhe për shërbim jashtë orarit.

Konkretisht punonjësi i policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale ditore të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën: 20% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00; 50% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00; 25% për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor.

Shtesa mbi pagë, paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi.

Lidhur me zgjatjen e kohës së punës/shërbimit, për nevoja pune/shërbimi, me urdhër të titullarit të njësisë shpenzuese, punonjësit të policisë mund t’i ndërpritet koha e pushimit ditor/javor, duke urdhëruar zgjatjen e kohës së punës/shërbimit.

Zgjatja e kohës së punës/shërbimit urdhërohet nga titullari i njësisë shpenzuese pas kërkesës së eprorit të drejtpërdrejtë të punonjësit të policisë. Në rrethana të jashtëzakonshme, eprori i drejtpërdrejtë mund të urdhërojë zgjatjen e kohës së punës/shërbimit, por ai duhet të njoftojë titullarin e strukturës përkatëse brenda 2-4 orësh.

Urdhri për kohën shtesë të punës/shërbimit mbi kohën normale duhet të përcaktojë: arsyen e zgjatjes së orëve të punës/shërbimit; kohën e fillimit dhe të përfundimit; numrin e punonjësve; koston financiare.

Sipas vendimit, orët shtesë të punës/shërbimit kompensohen me pushim të barabartë me orët shtesë plus 25 për qind të tyre, kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune, apo me orët shtesë plus 50 për qind të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, ditë feste apo nga ora 22:00 – 6:00. Kompensimi me pushim i orëve shtesë të punës dhe i shërbimit bëhet brenda 2 muajve nga dita kur janë kryer ato.

Në rast të pamundësisë së kompensimit të orëve shtesë të punës/shërbimit me pushim, punonjësi i policisë kompensohet me shtesë page.

Ndërkohë zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit gjatë sezonit turistik veror 4 orë për çdo turn/shërbim, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.

Sa i takon pushimeve vjetore të paguara, punonjësi i policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara, 40 ditë kalendarike për punonjësit e policisë me gradën “drejtues” deri “drejtues madhor”; 35 ditë kalendarike për punonjësit e policisë me gradën “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”; 30 ditë kalendarike për punonjësit e policisë me gradën “inspektor”.

Të gjithë eprorët kanë për detyrë që të sigurojnë kushtet për kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve që kanë në varësi.

Gjatë kryerjes së pushimeve vjetore, punonjësi trajtohet financiarisht në të njëjtën masë me pagën që ai merr kur është në punë/shërbim.

Në rastet kur punonjësi i policisë nuk e ka kryer pushimin vjetor të paguar, kompensimi financiar llogaritet mbi bazën e pagës mujore referuese: paga për gradë; shtesa për funksion (për punonjësit e rolit zbatues); shtesa për natyrë të veçantë pune; shtesa për vjetërsi në shërbim; shtesa për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin.

Gjithashtu thekson ky vendim, punonjësi, i cili ndërpret marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit, trajtohet menjëherë financiarisht për ditët e pushimit vjetor të pakryera, të llogaritura në raport me kohëzgjatjen e tij të punës brenda vitit kalendarik.

Rastet e pushimeve të tjera të pagueshme për punonjësit e policisë janë: Martesa e tij, 5 ditë; Lindja e fëmijës (baballarët), 3 ditë; Vdekja e bashkëshortit/bashkëjetuesit, e paraardhësve ose e pasardhësve të drejtpërdrejtë të tij, 5 ditë.

Një nen tjetër i këtij vendimi përcakton se, punonjësit e policisë gëzojnë të drejtën e lejes, pa të drejtë page, për një periudhë afatshkurtër deri në 2 muaj, për arsye personale, jo më shumë se 1 herë brenda një viti.

Periudha e lejes pa të drejtë page për një periudhë afatshkurtër deri në 2 muaj nuk llogaritet në vjetërsi pune e shërbimi dhe as për efekt të ecurisë në karrierë.

Punonjësit e policisë gëzojnë të drejtën e lejes pa të drejtë page, për një periudhë afatgjatë deri në 6 muaj, vetëm për studime, kualifikime (brenda ose jashtë shtetit) ose arsye personale të argumentuara.

Vendimi përcakton lehtësi për punonjëset e policisë gjatë shtatzënisë.

Punonjësja e policisë nuk mban uniformë policore në muajt e dukshëm të shtatzënisë dhe gjatë shtatzënisë, në pamundësi të kryerjes së detyrave funksionale në terren, atyre mund t’i caktohen detyra të tjera përveç atyre në terren.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, me përjashtim të nenit 6, i cili hyn në fuqi nga data 1 janar 2026.

Ekofin Media
Ekofin Media
kompensimi paga policia e shtetit pushimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter