Grupi Envision po zhvillon një klasë të re parqesh industriale, duke kombinuar energjinë, lëvizshmërinë elektronike dhe zgjidhjet digjitale për të ndihmuar rajone të tëra dhe kompanitë e tyre të përshpejtojnë kalimin e tyre në net zero (zero emetim). Envision po ndërton një nga parqet e para të tilla në Ordos, Mongoli. Qëllimi është transformimi i një rajoni të njohur si prodhues i qymyrit në një rajon lider me një sistem industrial me zero emetim. Envision është bashkuar me Bureau Veritas (BV) për të vendosur standardin e parë ndërkombëtar të parkut industrial net zero në botë.

Ky park do të integrojë zinxhirët e furnizimit të disa industrive, të tilla si prodhimi i automjeteve elektrike dhe baterive. Ai do të përmbajë zgjidhje gjithëpërfshirëse të energjisë së pastër, të mundësuar nga teknologjitë më të fundit të energjisë së erës, diellit dhe hidrogjenit. Parku do të lidhet me një sistem transporti me kamion plotësisht elektrik dhe do të menaxhohet në mënyrë inteligjente nga sistemi AloT i Envision.
Duke krijuar një ekosistem të larmishëm industrial, Envision Net Zero Park do të jetë inkubatori ideal për inovacionin ndërindustrial. Envision ka nisur bashkëpunim me prodhuesit e kamionëve për të zhvilluar një sistem revolucionar të ndërrimit të baterive për kamionët komercialë. Sistemi i shkëmbimit të baterive në Ordos do të funksionojë tërësisht me energji të pastër të prodhuar në vend, duke ulur emetimet dhe kostot operacionale për të gjithë rajonin. /Përgatiti: ekofin.al




