Të dhënat e publikuara për punësimin nga INSTAT tregojnë në tremujorin e katërt 2024, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 68,3 %, duke shënuar një rritje vjetore me 1,6 pikë përqindje dhe një rënie tremujore me 0,8 pikë përqindje.
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8 %, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje, Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,5 % me një rritje vjetore 1,2 pikë përqindje dhe ulje tremujore me 0,4 pikë përqindje.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,1 %, ndërkohë për burrat ky tregues është 82,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 13,1 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,7 pikë përqindje, dhe për burrat me 1,8 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,6 %. Ky tregues është rritur me 2,0 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, dhe është ulur me 2,4 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e tretë 2024.
Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 83,9 %. Punësimi Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 68,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2023 në tremujorin e katërt 2024, është rritur me 1,8 %.
Në terma vjetorë, punësimi rritet me 1,0 % në sektorin e bujqësisë, me 3,6 % në sektorin e industrisë dhe me 1,5 % në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt 2024, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është ulur me 1,7 %. Punësimi ulet me 2,3 % në sektorin e bujqësisë, me 0,9 % në sektorin e shërbimeve dhe me 2,4 % në sektorin e industrisë.
Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 74,9 %, ndërsa për gratë është 61,9 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e punësimit është rriturpër burrat me 2,8pikë përqindje dhe për gratë me 0,4 pikë përqindje. Në tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është 43,4 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 2,7 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2024 ështe ulur me 2,7 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2024, shkalla e punësimit është 77,8 %.
Ndërsa sa i përket papunësisë, në tremujorin e katërt 2024, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8 %, duke shënuar një ulje me 0,8 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, dhe është rritur me 0,7 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e papunësisë për burrat është 8,0 % dhe për gratë 9,6 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e papunësisë është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë, ndërkohë është ulur me 1,5 pikë përqindje për burrat.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,1 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është ulur me 2,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, ky tregues është rritur me 1,4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,3 %.
Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,6 pikë përqindje. Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, 17,8 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15- 64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 10,6 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 14,9 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të katërt 2024, 4,1 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 69,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,7 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 16,1 % të popullsisë ekonomikisht joaktive të kësaj grupmoshe.

