Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar sot të dhënat për Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, ku rezulton se në tremujorin e parë të vitit 2025, ky indeks ka arritur në 113,1, duke marrë si periudhë bazë tremujorin e katërt të vitit 2021.
Sipas raportit, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për këtë periudhë është 1,0 %, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ky ndryshim kishte qenë 3,4 %.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 2,4 %, “Kosto të tjera” me 2,0 %, “Shpenzime transporti” me 1,7 %, dhe “Shpenzime energjie” me 0,6 %.
Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 1,1 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 2,2 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,8 % secila.
Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,7 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1,1 % “Shpenzime makinerie” me 0,6 % dhe “Shpenzime transporti” me 0,2 %. Nga ana tjetër ulje ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,2 %. Ulja më e madhe vërehet në grupet “Materiale elektrike dhe komunikimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,4 % secila, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 0,1 %./ekofin.al


