Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OTP Bank Albania inauguron degën e parë të rikonceptuar me standardin e ri të Grupit OTP

18:22 - Qershor 20, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka OTP Albania përuroi rikonstruksionin e degës së saj të re – e para në Shqipëri që rikonstruktohet plotësisht në përputhje me standardet më të fundit të Grupit OTP.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm përpara në rrugëtimin e vazhdueshëm të transformimit të bankës, me një fokus të qartë te përvoja e klientit, komoditeti dhe inovacioni.

Dega e re e inauguruar në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, përfaqëson modelin më të avancuar të arkitekturës së bankingu-t retail dhe ofrimit të shërbimeve sipas standardeve të Grupit OTP. E projektuar me një filozofi të qartë të orientuar drejt klientit, hapësira ndërthur inovacionin digjital me ndërveprimin njerëzor, duke ofruar një përvojë bankare të personalizuar dhe moderne.

“Po sjellim një nivel të ri shërbimi në tregun shqiptar – të ngrohtë, efikas dhe të ndërtuar rreth nevojave reale të klientëve tanë. Kjo degë dhe ky projekt është shprehja e vizionit të ri të Grupit OTP. Standardi më i lartë që po shikojmë sot të zbatuar në Shqipëri është standardi që po zbatohet njësoj në të gjithë bankat e grupit dhe është mesazh i cilësisë së lartë që Grupit OTP dëshiron të ofrojë në linjë dhe me përkushtimin për të qënduar gjatë. Ne synojmë të zgjerojmë rrjetin tonë në Tiranë, krah më krah dhe me ofrimin e shërbimeve digjitale të avancuara,” – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella, gjatë kësaj ceremonie.

Mjediset e reja të degës janë krijuar për të nxitur besimin, lehtësinë në përdorim dhe një ndërthurje të natyrshme midis shërbimeve fizike dhe atyre digjitale. Inaugurimi i kësaj dege është pjesë e një strategjie më të gjerë rajonale të Grupit OTP për të zbatuar standarde të unifikuara në të gjitha tregjet ku operon, me synimin për të ofruar cilësi të njëtrajtshme shërbimi dhe një përvojë të unifikuar për klientët e tij.

Shqipëria tashmë bëhet pjesë e kësaj lëvizjeje transformuese dhe OTP Bank Albania synon ta vazhdojë këtë transformim edhe në degë të tjera, duke zbatuar gradualisht konceptin e ri në mbarë vendin.

Kjo nismë përforcon angazhimin e bankës për investime afatgjata në infrastrukturën bankare të Shqipërisë dhe vizionin për t’u bërë ofruesi më i rekomanduar i shërbimeve financiare në treg.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
besimi bledar shella ceremonia dega "hoxha tahsim" digjitale otp bank albania otp group standard
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter