Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Operatorët e telekomunikacionit zgjeruan rrjetin 5G me 194 stacione të reja në 2025

06:01 - Qershor 1, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zgjerimi i rrjeteve 5G në Shqipëri ka vijuar gjatë vitit 2025, ndërsa Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka monitoruar zbatimin e detyrimeve të operatorëve celularë për mbulimin me këtë teknologji në të gjithë vendin.

Sipas raportit vjetor të AKEP, të siguruar nga ekofin.al, monitorimi është fokusuar në ecurinë e implementimit të planeve të operatorëve për shtrirjen e shërbimit 5G, si dhe në mbulimin e zonave me rëndësi të veçantë, përfshirë portet, aeroportet, zonat turistike, rrugët kombëtare dhe tunelet në akset kryesore të vendit.

Në kushtet e autorizimit individual të operatorëve celularë përcaktohet se mbulimi me shërbim 5G duhet të arrijë në 55% të popullsisë brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030. Po ashtu, operatorët kishin detyrimin për mbulimin me sinjal të porteve, aeroporteve, zonës industriale Tiranë-Durrës dhe qendrave spitalore të Tiranës deri në fund të vitit 2025. Ndërkohë do të realizojnë mbulimin me shërbim 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 2028.

Vodafone Albania instaloi gjatë vitit 2025 gjithsej 130 stacione të reja në brezin 3.5 GHz. Deri në fund të vitit të kaluar, operatori mbulonte me shërbim 42.2% të popullsisë dhe 5.3% të territorit në këtë brez frekuencor.

Raporti nënvizon se Vodafone Albania përdor gjithashtu brezin 1800 MHz për ofrimin e shërbimeve 5G në disa qytete kryesore të vendit, ndërsa mbulimi aktual i popullsisë, i llogaritur në mënyrë të kombinuar për të dyja bandat frekuencore, arrin deri në 60%.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 operatori One Albania instaloi 64 stacione të reja që operojnë në brezin 3.4-3.6 GHz, duke mundësuar mbulim me shërbim për 46.6% të popullsisë dhe 15.7% të territorit të vendit. Kompania parashikon që deri në fund të vitit 2026 të instalojë edhe 50 stacione të reja në disa qytete të Shqipërisë.

AKEP thekson se One Albania ka hasur vështirësi në përmbushjen e detyrimeve të autorizimit për vitin 2025, për shkak të implementimit të stacioneve 5G në aeroportin e Kukësit dhe atë të Vlorës. Sipas raportit, këto aeroporte nuk janë funksionale dhe për mbulimin me shërbim kërkohet vendosja e pajisjeve në ambiente të brendshme.

AKEP bën të ditur se gjatë periudhës së parë të raportimit të vitit 2026, bazuar në neutralitetin teknologjik, një operator mbulon mbi 60% të popullsisë me shërbim 5G, ndërsa operatori tjetër mbi 70%. Mbulimi territorial ndërkohë varion deri në 36%.

Sipas raportit, implementimi i teknologjisë 5G ka sjellë gjithashtu nevojën për investime të reja nga AKEP për përditësimin e sistemit të monitorimit të treguesve të cilësisë dhe matjen e performancës së këtyre rrjeteve.

Ky investim është parashikuar në buxhetin e vitit 2026 dhe synon përmirësimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe rregullatore të Autoritetit, për të garantuar zbatim më efektiv të detyrimeve ligjore të operatorëve lidhur me cilësinë e shërbimit dhe transparencën ndaj publikut për shërbimet 5G. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
5g akep One Albania rrjeti Stacionet e plazhit turizmi vodafone albania
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter