Turizmi i OKB-së është në kërkim të bizneseve fillestare dhe me përvojë që po revolucionarizojnë sektorin e turizmit përmes zgjidhjeve të fundit teknologjike.
Sfida globale e inteligjencës artificiale do të mbështesë projekte që po përdorin teknologjitë digjiitale për të përmirësuar turizmin, për të promovuar qëndrueshmërinë dhe për të nxitur rritjen ekonomike.
Pjesëmarrësit inkurajohen të adresojnë transformimin digjiital, qëndrueshmërinë në fusha kyçe, duke përfshirë markimin dhe marketingun.
Drejtoresha Ekzekutive e Turizmit e OKB-së, Natalia Bayona, shton: “Inteligjenca artificiale parashikohet të shtojë 15.7 deri në 19.9 trilionë dollarë në ekonominë globale deri në vitin 2030, me vetëm AI gjeneruese që shton 2.6 deri në 4.4 trilionë dollarë në vit. Kjo është fuqi transformuese – AI është e ardhmja e turizmit. E ardhmja e turizmit është këtu, dhe ai është inteligjent, efikas dhe i qëndrueshëm”.
Pranueshmëria dhe Procesi i Aplikimit
Sfida është e hapur për individë, ekipe dhe kompani nga e gjithë bota. Aplikantët duhet të paraqesin një propozim të detajuar që përshkruan zgjidhjen e tyre inovative, ndikimin e saj të mundshëm në sektorin e turizmit dhe një plan për zbatim.
Propozimet do të vlerësohen në bazë të kreativitetit dhe zgjidhjeve inovative. Kandidatët mund të aplikojnë deri më 31 mars 2025. Finalistët do të kenë mundësinë të prezantojnë fushatat e tyre në Ditën e Demonstrimit të Turizmit të OKB-së: Aventurat Teknike të Turizmit të OKB-së, deri në fund të 2025.
Fituesit do të fitojnë mbështetje për të zhvilluar dhe zbatuar projektet e tyre, duke marrë udhëzime nga ekspertë të industrisë dhe liderë në inovacionin dixhital nëpërmjet një suporti 2-mujor në sferën e inovacionit SPARK.
Përveç kësaj, ata do të kenë mundësi të shfaqin projektet e tyre në evente dhe konferenca ndërkombëtare të turizmit, duke rritur shikueshmërinë e tyre globale dhe për të fituar akses në një rrjet të gjerë profesionistësh të turizmit dhe investitorë potencialë.
Pjesëmarrësit e interesuar në sfidë mund të gjejnë më shumë informacion e të dorëzojnë aplikacionet e tyre përmes faqes zyrtare të Sfidës: https://www.unwto.org/challenges/artificial-intelligence-challenge
Turizmi dhe Inovacioni i OKB-së
Që nga viti 2018, Turizmi i OKB-së ka nisur 32 Sfida dhe Konkurse të inovacionit të startup-eve, duke mbuluar mbi 150 vende në mbarë botën. Me mbi 20,000 pjesëmarrës dhe pothuajse 400 startup-e të njohura me financim prej 2+ miliardë dollarësh, Turizmi i OKB-së vazhdon përpjekjet e tij për të mbështetur dixhitalizimin dhe inovacionin për të çuar përpara arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG). Turizmi është një mjet për transformim pozitiv dhe zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës.
