Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregtia me shumicë dhe pakicë zuri 26% të ndërmarrjeve të krijuara në vitin 2023. Akomodimi dhe shërbimet ushqimore, ku përfshihen hotelet, baret dhe restorantet, përfaqësuan 13%, ndërsa ndërtimi zuri 8%.

Në total, këta tre sektorë përbënin 47% të të gjitha ndërmarrjeve të reja të vitit.

Sipas raportit të OECD-së “Indeksi i Politikave për NVM-të në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2026 – Profili Ekonomik i Shqipërisë” , kjo përbërje tregon se zgjerimi i sipërmarrjes është përqendruar në aktivitete shërbimi në shkallë të vogël dhe të orientuara kryesisht drejt kërkesës së brendshme, në vend të industrisë përpunuese ose sektorëve me përdorim më të lartë të teknologjisë.

E njëjta prirje vërehet në të gjithë strukturën e NVM-ve. Tregtia përqendron 28% të punësimit dhe 50% të xhiros së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Akomodimi dhe shërbimet ushqimore mbajnë 12% të punësimit dhe 4% të xhiros, ndërsa ndërtimi përfaqëson 11% të punësimit dhe 11% të xhiros.

Të marra së bashku, tregtia, hoteleria dhe ndërtimi punësojnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore të NVM -ve dhe prodhojnë afërsisht dy të tretat e xhiros së tyre.

Raporti vëren se këto janë aktivitete të konsumuara kryesisht brenda vendit dhe me hapësirë më të kufizuar për rritje të mbështetur te produktiviteti dhe integrimi ndërkombëtar.

Industria përpunuese, që përbën sektorin kryesor të tregtueshëm me jashtë, siguron 17% të punësimit të NVM -ve, por vetëm 11% të xhiros së tyre. Kjo tregon se pesha e saj në strukturën e biznesit mbetet dukshëm më e ulët se ajo e tregtisë dhe shërbimeve të brendshme.

Shumica e bizneseve mbeten brenda tregut vendas

Orientimi i ndërmarrjeve drejt sektorëve të brendshëm shoqërohet edhe me një nivel të ulët të pjesëmarrjes në eksport. Vetëm 2.6% e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme eksportojnë mallra, ndërsa 11.3% importojnë. Numri i importuesve është kështu më shumë se katër herë më i lartë se ai i eksportuesve.

Eksportet përfaqësojnë vetëm 9.4% të xhiros së përgjithshme të NVM-ve shqiptare, duke konfirmuar se pjesa dërrmuese e tyre funksionon brenda një qarku tregtar vendas.

Mundësia për të eksportuar rritet ndjeshëm me madhësinë e kompanisë. Vetëm rreth 1% e mikrondërmarrjeve eksportojnë, ndërsa te ndërmarrjet e mesme kjo përqindje arrin në 38%.

Megjithëse numri i NVM -ve eksportuese është rritur më shpejt se numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve, vlera mesatare e eksporteve për kompani ra nga 759 mijë euro në vitin 2022 në 696 mijë euro në vitin 2024. Sipas OECD-së, kjo tregon një zgjerim të numrit të eksportuesve, por jo domosdoshmërisht forcim të kapaciteteve të tyre eksportuese. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
eksportet nvm oecd tregu vendas
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

gazetar_207:30 - Korrik 25, 20260

Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës…

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:30 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:15 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

06:38 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter