Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OECD, menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri dhe rajon, investimet mungojnë, riciklimi ngec në vend

23:39 - Korrik 20, 2025 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria, ashtu si shumë vende të Ballkanit Perëndimor, përballet me sfida serioze në menaxhimin e mbetjeve urbane, për shkak të mungesës së infrastrukturës për ndarjen, grumbullimin dhe riciklimin e tyre.

Sipas raportit të OECD, pavarësisht se legjislacioni ekzistues në të gjashtë ekonomitë e rajonit parashikon ndarjen e mbetjeve në burim, implementimi mbetet i kufizuar dhe shpesh i pamundur, si pasojë e infrastrukturës së papërshtatshme.

Në Shqipëri, përparimi në këtë drejtim është ende në faza pilot, kryesisht i përqendruar në mbledhjen e materialeve të riciklueshme si letra, kartoni dhe plastika, ndërsa sistemet e ndarjes në burim janë të rralla dhe jo të standardizuara. Situata është e ngjashme në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku mungesa e investimeve në infrastrukturë vijon të jetë pengesa kryesore për avancimin në drejtim të riciklimit.

Një tjetër problem madhor është pamundësia e bashkive për të mbuluar kostot bazë të shërbimeve të grumbullimit të mbetjeve me të ardhurat nga tarifat vendore. Në disa raste, kompanitë që merren me mbetjet i drejtohen venddepozitimeve ilegale – të ashtuquajturat “depozita zero-kosto” – të cilat janë ende të përhapura, sidomos në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, pavarësisht përpjekjeve për rehabilitimin e tyre. Ky fenomen jo vetëm që shkatërron mjedisin, por edhe i heq sistemit zyrtar burime financiare të domosdoshme për përmirësim.

Si rezultat, niveli i riciklimit në rajon mbetet tepër i ulët. Në disa vende si Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia, shkalla e riciklimit bie deri në 2-3%. Shqipëria gjithashtu nuk bën përjashtim, pasi mungesa e infrastrukturës së nevojshme dhe mbështetja financiare kanë frenuar përpjekjet drejt objektivave të riciklimit, thuhet në raport.

Përballë kësaj situate, një pjesë e rëndësishme e procesit të mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme është marrë përsipër nga sektori informal. Megjithëse ky sektor kompenson pjesërisht boshllëqet në sistemin zyrtar, ai krijon sfida të mëdha për mbledhjen e të dhënave dhe ndjekjen e progresit drejt objektivave kombëtare dhe rajonale për mbrojtjen e mjedisit. Për më tepër, mungesa e pajisjeve dhe trajnimit në këtë sektor përbën rrezik për shëndetin dhe sigurinë, si dhe për mjedisin.

Një nga mekanizmat që po shqyrtohet për përmirësimin e situatës është Skema e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit (EPR), e cila synon të zhvendosë barrën financiare të menaxhimit të mbetjeve nga sektori publik te prodhuesit dhe konsumatorët. Këto skema tashmë janë zbatuar në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, por efektiviteti i tyre varet nga zbatimi rigoroz. Shqipëria dhe Kosova kanë përfshirë planet për të futur këto skema në legjislacionin e përditësuar për menaxhimin e mbetjeve.

Në një kohë kur Europa synon objektiva ambicioze për ekonominë qarkulluese dhe mbrojtjen e mjedisit, Shqipëria dhe rajoni duhet të kalojnë nga planet në zbatim konkret, me investime reale në infrastrukturë, partneritete me sektorin privat dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve në praktika të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve. Pa këto hapa, riciklimi do të mbetet një premtim në letër, ndërsa natyra do të vazhdojë të paguajë çmimin. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
landfillet mbetjet oecd shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter