Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nënshkruhet marrëveshja, 81.2 milionë Euro për linjat e reja të transportit në Tiranë

15:04 - Dhjetor 28, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KfW në Shqipëri, znj. Brit Horschke nënshkruan Marrëveshjet e Financimit për Projektin e Transportit të Gjelbër në Tiranë në vlerën 50 milionë Euro hua, dhënë nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim KfW, si dhe një grant prej 31.2 milionë Euro, i akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për këtë qëllim. Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro. Pjesa tjetër e financimit do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës, në vlerën 29.17 milionë Euro.

Projekti përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus (Bus-Rapid Transit-BRT), duke përdorur autobusë me bateri-elektrikë në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio). Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2. Kjo për të kontribuar në mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, si dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë.

Nëpërmjet këtij projekti synohet:

– Garantimi i një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit.

– Zgjerimi dhe shtrirja e rrjetit të transportit publik, rritja e përdorueshmërisë së tij, si edhe po ashtu rritja e efektivitetit në shërbimin e transportit.

– Reduktimi i ndotjes mjedisore;

– Reduktimi me 20% i kohës së udhëtimit;

– Rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjat e reja të transportit, falë sistemit të korsive të dedikuara dhe mënyrës së menaxhimit.

Projekti vjen në kuadër të një sërë masash të ndërmarra nga Qeveria për arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe në mbrojtje të klimës dhe parashikohet të përfundojë implementimin në fund të vitit 2029.

Ekofin Media
Ekofin Media
erion veliaj ervin mete Ministri Tiranë transporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

gazetar_109:38 - Korrik 24, 20260

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026,…

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:30 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:29 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter