Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Çgardhimet

15:08 - Qershor 15, 2026

Kryeministri i ri hungarez vendos për uljen me 40% të pagave të deputetëve

14:45 - Qershor 15, 2026

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

12:31 - Qershor 15, 2026 Aktualitet
Screenshot
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Teksa debati për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, veçanërisht në Zvërnec dhe kompleksin natyror Vjosë-Nartë, vijon të dominojë diskutimin publik, me protestat që kanë hyrë në javën e tretë, Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektligj të ri që synon të forcojë mbrojtjen e faunës së egër në Shqipëri.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për mbrojtjen e faunës së egër’” vjen në një moment kur çështja e ruajtjes së biodiversitetit është kthyer në një nga temat më të nxehta të debatit politik dhe mjedisor në vend.

Sipas dokumentit të publikuar për konsultim, ndryshimet synojnë të përmirësojnë kuadrin ligjor për mbrojtjen e specieve të egra, të forcojnë monitorimin e habitateve natyrore dhe të harmonizojnë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Koha e prezantimit të projektligjit nuk kalon pa u vënë re. Prej javësh, Zvërneci dhe zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës janë në qendër të protestave dhe polemikave për shkak të projekteve të zhvillimit turistik në territorin e mbrojtur. Çështja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të organizatave mjedisore shqiptare, por edhe të institucioneve europiane, të cilat kanë kërkuar respektimin e plotë të legjislacionit mjedisor dhe standardeve të BE-së.

Nga ana tjetër, qeveria ka mbrojtur qëndrimin se Shqipëria ka zgjeruar sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe se çdo investim do t’i nënshtrohet procedurave mjedisore dhe vlerësimeve të ndikimit në mjedis.

Projektligji synon të përmirësojë mekanizmat e ruajtjes dhe menaxhimit të faunës së egër, duke vendosur theks më të madh te mbrojtja e specieve të rrezikuara, monitorimi i popullatave të kafshëve të egra dhe ruajtja e habitateve ku ato jetojnë. Gjithashtu, ai synon të forcojë luftën kundër gjuetisë së paligjshme dhe dëmtimit të ekosistemeve natyrore.

Rëndësia e këtyre ndryshimeve lidhet drejtpërdrejt me pasurinë natyrore të vendit. Sipas analizave të publikuara së fundmi nga ekspertë të mjedisit, zonat e mbrojtura në Shqipëri mbulojnë mbi 21% të territorit kombëtar dhe përfaqësojnë një nga asetet më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropën Juglindore. Ato strehojnë mijëra specie bimore dhe shtazore, ndërsa luajnë rol kyç në mbrojtjen e burimeve ujore, tokës dhe ekuilibrave natyrorë.

Në këtë kontekst, projektligji i ri për faunën e egër shihet si një përpjekje për të përforcuar instrumentet ligjore të mbrojtjes së biodiversitetit. Ndryshimet pritet të fokusohen në mbrojtjen e specieve të rrezikuara, kontrollin e aktiviteteve që mund të dëmtojnë habitatet natyrore dhe rritjen e përgjegjësive institucionale për monitorimin e gjendjes së faunës. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
debati qeveria zonat e mbrojtura zvërneci
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

13:54 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

08:44 - Qershor 15, 2026

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

06:02 - Qershor 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

gazetar_113:54 - Qershor 15, 20260

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në aktivitetin “Albania’s Foreign Direct Investment…

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

12:31 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

08:44 - Qershor 15, 2026

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

06:02 - Qershor 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:54 - Qershor 15, 2026

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

12:31 - Qershor 15, 2026

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

08:44 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

Çgardhimet

15:08 - Qershor 15, 2026

Kryeministri i ri hungarez vendos për uljen me 40% të pagave të deputetëve

14:45 - Qershor 15, 2026

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter