Viti 2024 ka sjellë disa ndryshime në tablonë e tregtisë së jashtme, ku ajo që bie në sy është konsolidimi i pozitave té Kinës që ka dalë për herë të parë si partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, pas Italisë.
Kështu bie në sy se gjatë 2024 eksportet kanë pësuar përgjithësisht rënie, në krahasim me një vit më parë, siç janë rastet e Italisë (13,9 %), Kosovës (9,8 %) dhe Greqisë (18,2 %). Në anën tjetër, Kina është i vetmi shtet ku Shqipëria dërgoi 3.5% eksporte më shumë sesa në vitin 2022.
Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (4,2 %), Turqia (14,2 %), Greqia (19,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (2,3 %), Maqedonia e Veriut (14,9 %), Zvicra (29,8 %), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,5 %, të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (25,1 %), Kina (10,4 %), Turqia (8,2 %), Greqia (7,4 %).
Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,8 %), Kina (8,5 %), Turqia (8,0 %) dhe Greqia (7,2 %). /ekofin.al
