Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Thellohet përplasja SHBA-Itali, Trump: “M’u lut për një foto!”, Meloni: “Janë sajesa, jam e shokuar”

17:48 - Qershor 19, 2026

Inaugurohet linja direkte Tiranë-Toronto, përmes Airtransat

17:04 - Qershor 19, 2026

Ndryshon Kodi Rrugor, forcohen rregullat për alkoolin dhe përdorimin e celularit në timon

16:18 - Qershor 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndryshon Kodi Rrugor, forcohen rregullat për alkoolin dhe përdorimin e celularit në timon

16:18 - Qershor 19, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim forcimin e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve.

Një nga risitë kryesore është vendosja e tolerancës zero për alkoolin tek drejtuesit e rinj, të cilët për dy vite pas marrjes së patentës nuk do të lejohen të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit.

Po ashtu, për këtë kategori parashikohen kufizime shpejtësie: deri në 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Në rast respektimi të rregullave për dy vite pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Ndërkohë, dy shkelje brenda një viti sjellin zgjatje të periudhës së provës edhe për një vit tjetër.

Një tjetër rregull i ri ndalon drejtimin e mjetit gjatë orëve 24:00–06:00 për shoferët e rinj, nëse nuk shoqërohen nga një drejtues me të paktën 3 vite eksperiencë. Mosrespektimi i këtyre kufizimeve ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu masa të rënda për shkelësit e përsëritur, duke përfshirë edhe heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit në rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit mbi 0.5 g/l në mënyrë të përsëritur.

Një tjetër risi është ndalimi i përdorimit të telefonit në dorë jo vetëm për automjetet, por edhe për biçikletat, motorët elektrikë dhe monopatinat.

Gjoba më të larta parashikohen për garat e shpejtësisë dhe sjelljet agresive në rrugë, ndërsa ashpërsohen edhe masat për drejtimin pa leje dhe për të miturit.

Paketa e re ligjore synon përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke vendosur rregulla më të forta për shkeljet me rrezik të lartë për jetën e qytetarëve./Scan tv

Ekofin Media
Ekofin Media
alkool kodi rrugor rinj shoferët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inaugurohet linja direkte Tiranë-Toronto, përmes Airtransat

17:04 - Qershor 19, 2026

Raportimi i detyrueshëm i marrëveshjeve ndërkufitare, gati rregullat e reja sipas standardit DAC6 të BE-së

15:48 - Qershor 19, 2026

Bordi iku, faturat mbetën, sa “humbi” dhe sa fitoi buxheti me naftën

14:32 - Qershor 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inaugurohet linja direkte Tiranë-Toronto, përmes Airtransat

gazetar_217:04 - Qershor 19, 20260

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë direkt…

Ndryshon Kodi Rrugor, forcohen rregullat për alkoolin dhe përdorimin e celularit në timon

16:18 - Qershor 19, 2026

Raportimi i detyrueshëm i marrëveshjeve ndërkufitare, gati rregullat e reja sipas standardit DAC6 të BE-së

15:48 - Qershor 19, 2026

Bordi iku, faturat mbetën, sa “humbi” dhe sa fitoi buxheti me naftën

14:32 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:04 - Qershor 19, 2026

Inaugurohet linja direkte Tiranë-Toronto, përmes Airtransat

16:18 - Qershor 19, 2026

Ndryshon Kodi Rrugor, forcohen rregullat për alkoolin dhe përdorimin e celularit në timon

15:48 - Qershor 19, 2026

Raportimi i detyrueshëm i marrëveshjeve ndërkufitare, gati rregullat e reja sipas standardit DAC6 të BE-së

Thellohet përplasja SHBA-Itali, Trump: “M’u lut për një foto!”, Meloni: “Janë sajesa, jam e shokuar”

17:48 - Qershor 19, 2026

Inaugurohet linja direkte Tiranë-Toronto, përmes Airtransat

17:04 - Qershor 19, 2026

Ndryshon Kodi Rrugor, forcohen rregullat për alkoolin dhe përdorimin e celularit në timon

16:18 - Qershor 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter