Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Ndryshojnë kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik

    Mars 18, 2025 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin me ndryshime për rregulloren për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik.

    Nëpërmjet këtij projektvendimi synohet rritja e cilësisë së shërbimit  të ofruar nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të operatorit turistik, nëpërmjet punësimit si drejtues teknik të një personi i cili ka eksperiencë pune të mëparshme në fushën e turizmit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Sipas ligjit “Për turizmin”, i ndryshuar, operatori turistik përfaqësohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë nga përfaqësuesi ligjor (administratori) dhe drejtuesi teknik. Përfaqësuesi ligjor duhet të mos jetë një person i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale të mashtrimit, të mospagimit të taksave dhe tatimeve, të korrupsionit, apo për një vepër penale kundër moralit dhe dinjitetit të personit, brenda një periudhe 5-vjeçare, që i paraprin kërkesës për licencë;

    Si përfaqësuesi ligjor (administratori) dhe drejtuesi teknik të zotërojnë një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve, ose të ketë mbaruar shkollën e mesme profesionale në përputhje me objektin e veprimtarisë së biznesit dhe të kenë një eksperiencë të mëparshme në këtë fushë.

    Përveç kritereve të mësipërme, drejtuesi teknik duhet të vërtetojë se ka pasur eksperienca pune në veprimtari të tilla turistike si: agjenci udhëtimi, strukturë akomoduese, operator turistik, operator turistik detar apo udhërrëfyes turistik, apo dhe në fusha të tjera në fushën e turizmit, thuhet në projektvendim.

    Ligji e detyron drejtuesi teknik të jetë i punësuar në këtë cilësi vetëm në një operator turistik.

    Drejtuesi teknik duhet të vërtetojë se zotëron një gjuhë të huaj, nëpërmjet një dëshmie, certifikate, diplome ose një dokumenti të ngjashëm me to, lëshuar nga subjekti i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për organizimin e testimeve ndërkombëtare, në nivelin B2, ose nga institucioni i arsimit të lartë publik ose privat, që është miratuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për të ofruar programe të akredituara të gjuhëve të huaja, me vlerësim mbi/edhe notën 7 (shtatë);

    Gjithashtu duhet të provojë se zotëron një gjuhë të huaj të dytë, nëpërmjet një dëshmie, certifikate, diplome ose një dokumenti të ngjashëm me to, lëshuar nga subjekti i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për organizimin e testimeve ndërkombëtare, në nivelin B1, ose nga institucioni i arsimit të lartë publik ose privat, që është miratuar nga ministria përgjegjëse për arsimin për të ofruar programe të akredituara të gjuhëve të huaja, me vlerësim mbi/edhe notën 6 (gjashtë).

    Përfaqësuesi ligjor dhe drejtuesi teknik, në çdo rast, janë përgjegjës për zbatimin e dispozitave të rregullores. /ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    agjenci udhetimi drejtues teknik operatori turistik projektvendim
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter