Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vetëm një në katër europianë jeton në banesa me efikasitet energjetik, ritmi i rinovimeve mbetet i ulët

12:25 - Korrik 14, 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zgjerohen kategoritë përfituese të ndihmës juridike falas, krijohen procedura më të shpejta për viktimat e dhunës dhe thjeshtohen kriteret për marrjen e këtij shërbimi. Këto ndryshime parashikohen në projektligjin e tretë që Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik brenda këtij muaji, me synimin për të forcuar aksesin në drejtësi dhe për të përafruar legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Ndryshimet e propozuara në ligjin nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” synojnë të adresojnë problematikat e evidentuara gjatë viteve të zbatimit të ligjit, duke rritur aksesin real në drejtësi për qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike ose që ndodhen në situata të veçanta sociale dhe juridike.

Më shumë kategori qytetarësh do të përfitojnë ndihmë juridike falas

Një nga ndryshimet më të rëndësishme të projektligjit është zgjerimi i rrethit të personave që do të kenë të drejtë të përfitojnë ndihmë juridike falas, pavarësisht nivelit të të ardhurave apo pasurisë.

Përveç kategorive që përfitojnë aktualisht, projektligji shton edhe viktimat e formave të ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, viktimat e terrorizmit, personat që kërkojnë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar, përfituesit e ndihmës ekonomike, pensionit social dhe skemave të tjera të mbrojtjes sociale, anëtarët e komuniteteve rom dhe egjiptian për çështje që lidhen me dokumentacionin dhe regjistrimin civil si dhe sinjalizuesit që raportojnë shkelje të së drejtës së Bashkimit Evropian.

Sipas relacionit shpjegues, zgjerimi i këtyre kategorive synon të garantojë mbrojtje më të plotë për grupet më vulnerabël dhe të harmonizojë legjislacionin shqiptar me direktivat evropiane.

Ndihmë juridike urgjente për viktimat

Një tjetër risi e projektligjit është krijimi i një procedure të përshpejtuar për dhënien e ndihmës juridike në rastet emergjente.

Kjo procedurë do të zbatohet për viktimat e dhunës ndaj grave, dhunës në familje, dhunës seksuale, trafikimit, terrorizmit, si edhe për të miturit dhe personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për mbrojtje të menjëhershme.

Në këto raste, gjyqtari do të caktojë menjëherë avokatin dhe njoftimi do të kryhet pa vonesë, duke shmangur pritjet që mund të cenojnë të drejtat e viktimave.

Përfituesit do të kenë të drejtë të zgjedhin avokatin
Ndryshe nga sistemi aktual, projektligji parashikon që qytetarët që përfitojnë ndihmë juridike dytësore të kenë të drejtë të zgjedhin vetë avokatin nga lista e avokatëve të autorizuar.

Nëse kjo e drejtë nuk ushtrohet ose avokati nuk mund ta marrë përsipër çështjen, atëherë caktimi do të bëhet sipas sistemit të rotacionit. Gjithashtu, projektligji kërkon specializim dhe trajnim më të lartë për avokatët që përfaqësojnë kategori të veçanta përfituese, me synimin për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.
Mbulohen edhe shpenzimet noteriale, kadastrale dhe përmbarimore

Një nga ndryshimet që pritet të ketë ndikim praktik për qytetarët është zgjerimi i shpenzimeve që do të mbulohen nga shteti.

Përveç tarifave gjyqësore, projektligji parashikon që përfituesit e ndihmës juridike të përjashtohen edhe nga pagesa e tarifave kadastrale, noteriale, përmbarimore dhe shpenzimeve të tjera të domosdoshme gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Kjo synon të shmangë rastet kur qytetarët fitojnë një proces gjyqësor, por nuk arrijnë ta zbatojnë vendimin për shkak të kostove financiare.

Rritet roli i bashkive dhe i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas

Projektligji zgjeron edhe përgjegjësitë institucionale.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë rol më aktiv në informimin e qytetarëve, orientimin drejt shërbimeve të ndihmës juridike dhe bashkërendimin me shërbimet sociale. Ndërkohë, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas do të ketë kompetenca të reja për të informuar publikun, për të organizuar fushata ndërgjegjësuese dhe për të mbikëqyrur përdorimin e fondeve publike.

Ekofin Media
Ekofin Media
falas juridike ndihma përfiton
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026

BSH: Llogaritë e parasë elektronike u rritën 21%, fitimi i operatorëve tkurret me 607 milionë lekë në 2025

09:10 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

gazetar_111:08 - Korrik 14, 20260

Zgjerohen kategoritë përfituese të ndihmës juridike falas, krijohen procedura më të shpejta për viktimat e…

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026

BSH: Llogaritë e parasë elektronike u rritën 21%, fitimi i operatorëve tkurret me 607 milionë lekë në 2025

09:10 - Korrik 14, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:08 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:00 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

10:59 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

Vetëm një në katër europianë jeton në banesa me efikasitet energjetik, ritmi i rinovimeve mbetet i ulët

12:25 - Korrik 14, 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

11:09 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter