Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga kosto e ulët te standardet e gjelbra,”Eco-Label” sfida e re e fasonerisë shqiptare

14:23 - Korrik 5, 2026

Diaspora, treg thithës i produkteve shqiptare

14:21 - Korrik 5, 2026

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

12:52 - Korrik 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndërmarrjet shtetërore që mbyllen, krijohet Operatori Shtetëror për pasuritë e tyre

23:07 - Korrik 4, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për mbylljen e shoqërive tregtare shtetërore që prej vitesh janë në proces likuidimi. Të gjitha asetet dhe detyrimet e këtyre ndërmarrjeve do të kalojnë nën menaxhimin e një operatori të ri, i cili do marrë përsipër t’i shesë apo rijetëzojë ato. Mes shoqërive që mbyllen janë Albcontroli i Durrësit apo uzinat e Superfosfatit në Laç.

Brenda vitit 2027 një sërë ndërmarrjesh shtetërore pa aktivitet dhe që kanë më shumë se 2 dekada në proces likuidimi do të mbyllen, dhe asetet e tyre të kalojnë tek një operator i vetëm shtetëror.

Nisma ligjore e hartuar nga Ministria e Ekonomisë që ka kaluar procesin e konsultimit, është miratuar në qeveri, dhe tashmë pret shqyrtimin në komisionet parlamentare.

Dhjetëra ndërmarrje me detyrime të mbartura ndër vite e me proces likuidimi të zvarritur, edhe pse pa aktivitet kanë shumë pasuri si troje, ndërtesa industriale, fabrika, depo, objekte teknike dhe galeri minerare, të shpërndara në disa rrethe të vendit. Ndaj “Operatori Shtetëror” që do t’i administrojë të gjitha pasuritë/asetet, do të ketë të drejtë t’i shesë ose t’i japë për privatizim.

“Shoqëria shtetërore pasuese “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., ka për detyrë të kryejë shitjen apo privatizimin e aseteve, sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim shlyerjen e kreditorëve. Pas shlyerjes së kreditorëve, kjo shoqëri do t’i nënshtrohet procedurës së likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi. Në përfundim të kësaj procedure, vlera e mbetur e aseteve do të të rezultojë si e ardhur në buxhetin e shtetit, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme”, thuhet në relacion.

Kapitali i operatorit që do të krijohet do të jetë 100 milionë lekë, fond që është akorduar që me aktin normativ të buxhetit të këtij viti.

Janë një sërë shoqërish me emër e që dikur kanë pasur ndikim në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Albkontrolli i Durrësit që dikur ka shërbyer për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave kimiko-fizike të mallrave të eksport-importit, që ndodhet fare pranë portit detar, pranë bulevardit kryesor që përfundon me Velierën dhe vetëm 200 m larg shëtitores në bregdet, do të mbyllet.

Po kështu uzinat e dikurshme të Superfosfatit të Laçit, sot të amortizuara e ku gërmohet skrap gjithashtu do të likuidohen. E po kështu edhe ish-uzina e fermentimit të duhanit në Shkodër me sipërfaqe totale 42 mijë metra katrorë, ku kanë mbetur vetëm rrënojat.

Kurse një pjesë e ish-ndërmarrjeve që janë në Tiranë, si Albkrom” sh.a., “Albminiera” sh.a., “Prodhim Mobilje” sh.a., “Petrol Alba” sh.a., ekzistojnë vetëm në letër pa funksion, emri i të cilave gjendet vetëm nëpër tabela apartamentesh.

Në projektligj thuhet se përfundimi i procedurave të mbylljes dhe çregjistrimit të shoqërive ekzistuese në likuidim, synohet të bëhet brenda 6 muajsh nga miratimi i akteve nënligjore./Shqiptarja.com

Ekofin Media
Ekofin Media
kapitali likuidim projektligji shoqerite shteterore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nga kosto e ulët te standardet e gjelbra,”Eco-Label” sfida e re e fasonerisë shqiptare

14:23 - Korrik 5, 2026

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

12:52 - Korrik 5, 2026

Evropa po digjet nga i nxehti, shkencëtarët japin alarmin: Temperaturat do të bëhen edhe më ekstreme

10:38 - Korrik 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nga kosto e ulët te standardet e gjelbra,”Eco-Label” sfida e re e fasonerisë shqiptare

gazetar_214:23 - Korrik 5, 20260

Industria shqiptare e tekstileve dhe këpucëve, e lidhur prej vitesh me tregun evropian, po hyn…

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

12:52 - Korrik 5, 2026

Evropa po digjet nga i nxehti, shkencëtarët japin alarmin: Temperaturat do të bëhen edhe më ekstreme

10:38 - Korrik 5, 2026

“Paesi online”: Durrësi, qyteti 2,500-vjeçar mes perandorive të lashta dhe jetës moderne

09:59 - Korrik 5, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:23 - Korrik 5, 2026

Nga kosto e ulët te standardet e gjelbra,”Eco-Label” sfida e re e fasonerisë shqiptare

12:52 - Korrik 5, 2026

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

10:38 - Korrik 5, 2026

Evropa po digjet nga i nxehti, shkencëtarët japin alarmin: Temperaturat do të bëhen edhe më ekstreme

Nga kosto e ulët te standardet e gjelbra,”Eco-Label” sfida e re e fasonerisë shqiptare

14:23 - Korrik 5, 2026

Diaspora, treg thithës i produkteve shqiptare

14:21 - Korrik 5, 2026

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

12:52 - Korrik 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter