Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministria e Turizmit do të certifikojë hotelet me 5 yje dhe ato që do të kenë kazino

22:33 - Qershor 4, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria u hap rrugën shtimit të numrit të kazinove në hotelet me 5 yje dhe e përqendron në duart e Ministrisë së Turizmit vendimmarrjen e përcaktimit të tyre.

Bumi turistik që po karakterizon Shqipërinë veçanërisht vitet e fundit ka sjellë edhe ndryshime të mëdha ligjore për t’iu përshtatur dhe për të akomoduar kërkesat e investitorëve të mëdhenj. Krahas akomodimit ligjor të investimeve strategjike qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit dy vendime me rëndësi për veprimtarinë e hoteleve luksoze dhe kazinove.

Në prill të vitit 2025, qeveria kishte miratuar një ndryshim në rregulloren e kushteve, tarifave, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese, duke i dhënë autoritetin Ministrisë së Turizmit për të përcaktuar yjet e hoteleve luksoze, por ai nuk përcaktonte certifikimin apo lëshimin e vërtetimit për këto struktura akomoduese.

Vendimi i datës 4 qershor 2025 përcakton se Ministria e Turizmit jo vetëm do të përcaktojë klasifikimin e yjeve të hoteleve luksoze, por do të lëshojë edhe certifikatën ose vërtetimin që konfirmon statusin e tyre.

Më konkretisht, “Përjashtimisht, deri në nënshkrimin e marrëveshjes me agjenci apo organizata ndërkombëtare të mirënjohura në fushën e vlerësimit të strukturave akomoduese, sipas përcaktimeve të bëra në rregullore, verifikimi dhe vlerësimi për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar e të njohur ndërkombëtarisht “Brand name”, bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me aplikim të vetë sipërmarrësit turistik.

Pas përfundimit të këtij procesi, ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatë klasifikimi me 4 apo 5 yje ose vërtetim që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 4 apo 5 yje”.

Paralelisht me këtë vendim, qeveria ka miratuar ndryshimet në vendimin nr.690, datë 2.9.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “kazino”. Sipas tyre, aplikuesit për licencë kazinoje do t’i kërkohet f) Të jetë i certifikuar ose i klasifikuar në përputhje me përcaktimet e pikës 2, të nenit 35, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë.”

Pika 2 e nenit 35 të ligjit “Për lojërat e fatit” përcakton se “Përveç parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, lejohet zhvillimi i aktivitetit të lojërave të fatit për kategorinë “Kazino” në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me kusht që të jenë të vendosura në hotelet e certifikuara me 5 yje nga institucionet përgjegjëse dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë ligj. Një hotel i klasifikuar sipas institucioneve përgjegjëse klasifikohet automatikisht si subjekt që mund të marrë licencë kazinoje”.

Për të vërtetuar se subjektet plotësojnë kushtet për t’u pajisur me licencë për kazino, tashmë do të duhet të dorëzojnë edhe ë) Certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje.”.

Në këtë mënyrë, është Ministria e Turizmit ajo që do të vendosë se cilat hotele klasifikohen me 5 yje dhe rrjedhimisht që mund të kenë të drejtën për të pasur kazino në mjediset e tyre. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
hotelet Ministria e Turizmit qeveria yjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter