Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi në Facebook se qytetarët mund të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës.
Sipas njoftimit zyrtar çdo qytetar mbi 18 vjeç ka të drejtën të marrë dozën e tretë të vaksinës nëse ka marrë dy dozat e para.
Doza e tretë do të shërbejë si përforcuese në mbrojtjen kundrejt Covid 19 dhe mund të aplikohet gjashtë muaj pas dozës së dytë.