Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministria e Financave miraton rregulloren e re për certifikimin e audituesve të brendshëm

05:35 - Shkurt 24, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Financave ka miratuar Urdhrin nr. 46, datë 19.02.2026 “Për miratimin e Rregullores për procedurat e certifikimit të audituesve të brendshëm në sektorin publik”, i cili riformaton në mënyrë të detajuar të gjithë arkitekturën e certifikimit profesional për audituesit e brendshëm në administratën publike.

Urdhri i jep një kuadër të ri organizimit, zhvillimit dhe administrimit të procesit të certifikimit, nga regjistrimi i kandidatëve deri në lëshimin e certifikatës përfundimtare.

Rregullorja përcakton se procesi i certifikimit do të organizohet dhe administrohet nga Komisioni i Kualifikimit të Audituesve të Brendshëm, në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm në Ministrinë e Financave. Komisioni ka rol kyç në miratimin e programit të certifikimit, kalendarit të zhvillimit, përzgjedhjen e trajnerëve, hartimin e fondit të pyetjeve dhe miratimin e rezultateve përfundimtare.

Programi i certifikimit është i strukturuar në pesë module bazë, që mbulojnë profesionin e auditimit të brendshëm, menaxhimin e riskut dhe kontrollin e brendshëm, qeverisjen dhe etikën, auditimin e performancës, si dhe raportimin dhe sigurimin e cilësisë. Çdo modul përfundon me provim me shkrim dhe kalimi i të gjitha moduleve është kusht i detyrueshëm për t’u certifikuar.

Kriteret për kandidatët janë të qarta dhe të detajuara. Të drejtën për aplikim e kanë individë me diplomë të arsimit të lartë në ekonomi, juridik apo fusha të ngjashme, si dhe me përvojë profesionale në auditim të brendshëm ose fusha të lidhura. Dokumentacioni përfshin kërkesë me shkrim, CV, kopje të diplomave, vërtetime përvojë pune dhe certifikata të gjendjes gjyqësore. Pas verifikimit të dokumentacionit, lista e kandidatëve të kualifikuar publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë.

Rregullorja parashikon se pjesëmarrja në trajnim është e detyrueshme dhe kandidati duhet të sigurojë të paktën 70% të orëve mësimore për çdo modul për t’u lejuar të hyjë në provim. Nota minimale kaluese është 60 pikë. Kandidatët që nuk e kalojnë provimin kanë të drejtë tër përsërisin provimin, sipas rregullave të përcaktuara.

Një element i rëndësishëm është formalizimi i procedurave të administrimit dhe monitorimit të provimeve. Janë përcaktuar detyrat e mbikëqyrësve, mënyra e sekretimit të tezave, procesi i korrigjimit nga trajnerë të kategorisë së dytë dhe afatet për shpalljen e rezultateve. Rezultatet përfundimtare miratohen nga Komisioni dhe publikohen brenda 10 ditëve nga përfundimi i procesit të korrigjimit.

Rregullorja parashikon gjithashtu procedurën për njohjen e certifikatave profesionale ndërkombëtare në fushën e auditimit të brendshëm, duke vendosur parimin e barazvlefshmërisë nëse programi i ndjekur jashtë vendit mbulon të paktën 75% të programit kombëtar të certifikimit.

Në përfundim të procesit, kandidati pajiset me certifikatën “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”, e cila regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Audituesve të Brendshëm të Certifikuar. Certifikata lëshohet brenda 3 muajve nga përfundimi i procesit dhe përbën dokumentin zyrtar që autorizon ushtrimin e funksionit të audituesit të brendshëm në sektorin publik.

Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, Ministria e Financave synon të forcojë standardet profesionale, transparencën dhe integritetin e sistemit të auditimit të brendshëm në administratën publike, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e reformës së menaxhimit financiar publik. Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së besueshmërisë së kontrollit të brendshëm në sektorin publik./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
audituesit profesioni provimi rregullorja teza
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter