Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministria e Arsimit lehtëson njohjen e diplomave online nga vendet e zhvilluara, procedura brenda 5 ditëve

22:40 - Qershor 4, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një ndryshim i rëndësishëm në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit ka hyrë tashmë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, duke lehtësuar ndjeshëm procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, gradave dhe certifikatave akademike të fituara në mënyrë online, por vetëm nga një grup i caktuar vendesh me standarde të njohura ndërkombëtare në arsimin e lartë.

Sipas udhëzimit, diplomat online nuk shqyrtohen nga MAS, me përjashtim të rasteve kur ato janë lëshuar nga institucione të arsimit të lartë në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Japoninë, Norvegjinë, Izraelin, Zvicrën, Islandën, Australinë dhe Turqinë.

Më konkretisht: “Institucioni përgjegjës për njohjen dhe njësimin në Republikën e Shqipërisë nuk shqyrton aplikimet për rastet: diploma/certifikata profesionale, diploma, grada shkencore për programe studimi të hapura/licencuara si programe studimi online, sipas përcaktimit të diplomës/suplementit/ dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga institucioni që ka lëshuar diplomën,… me përjashtim të diplomave/certifikatave profesionale, diplomave, gradave shkencore të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë të vendeve BE-së, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanada, Japoni, Norvegji, Izrael, Zvicër, Islandë, Australi dhe Turqi.”

Përjashtimisht, procedura e njësimit për të gjithë titujt e fituar nga vendet më sipër përfundon brenda 5 ditëve pune nga data e aplikimit, në rast se diploma/certifikata profesionale dhe suplementi ose lista e notave të saj janë të pajisura me vulë apostile. Procedura e rregullt për vendet e tjera përfundon në 30 ditëve kalendarike.

Në rastet kur Qendra e Shërbimeve Arsimore evidenton parregullsi/mangësi në dokumentacionin e paraqitur, mund të nisë procesin e verifikimit të tij, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.

Me ndryshimet e reja, për të gjithë titujt e fituar në listën e vendeve të sipërpërmendur, QSHA-ja, në kuadër të procedurës së verifikimit, zhvishet edhe nga barra administrative për të kërkuar informacion nëse programi i studimit i përfunduar nga aplikanti është i hapur/licencuar si program studimi online.

Këto ndryshime priten të sjellin një rritje të ndjeshme te aplikimeve për njohje diplomash, sidomos nga studentë shqiptarë që kanë ndjekur studime në distancë në SHBA, BE apo Kanada gjatë dhe pas pandemisë.

Ky vendim mund të ndikojë pozitivisht edhe në rikthimin e trurit nga diaspora akademike, si dhe në zvogëlimin e burokracive për ata që kanë investuar në studime cilësore online në vendet perëndimore. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
apostile diploma ministria e arsimit njohja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter