Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas një periudhe të gjatë me tkurrje të eksporteve, tregtia e jashtme shqiptare ka dhënë një sinjal pozitiv në qershor. Eksportet u rritën me 13.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa importet u zgjeruan me 9.1%. Megjithatë, pas këtij rezultati fshihet një realitet i pabarabartë: vetëm disa grupe mallrash mbajnë peshën kryesore të rritjes, ndërsa sektorë tradicionalë të ekonomisë vijojnë të humbasin terren.

Në vlerë absolute, Shqipëria eksportoi mallra me vlerë 35.4 miliardë lekë gjatë qershorit, ndërsa importoi 83.5 miliardë lekë, duke e çuar deficitin tregtar në rreth 48 miliardë lekë. Edhe pse ritmi i eksporteve ishte më i lartë se ai i importeve, hendeku mes tyre mbetet i konsiderueshëm, çka tregon se ekonomia shqiptare vazhdon të mbështetet fort te mallrat e importuara.

Risia më e rëndësishme e këtij muaji është se motori kryesor i eksporteve nuk kanë qenë më fasonët, por mineralet, energjia dhe industria e rëndë.

Grupi me ndikimin më të madh pozitiv ishte ai i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, i cili kontribuoi me 5.7 pikë përqindje në rritjen vjetore të eksporteve. Ky është ndikimi më i lartë ndër të gjitha grupet e mallrave dhe tregon rikthimin e sektorëve nxjerrës dhe energjetikë si burim i rëndësishëm i të ardhurave nga eksporti.

Në vend të dytë renditen materialet e ndërtimit dhe metalet, të cilat shtuan 3.6 pikë përqindje, duke reflektuar kërkesën më të lartë në tregjet partnere për produkte industriale dhe materiale bazë. Po aq i rëndësishëm rezultoi edhe grupi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, me një kontribut prej 3.3 pikë përqindje, sinjal se industria përpunuese po fiton gradualisht më shumë peshë në strukturën e eksporteve shqiptare. Ndikim pozitiv, por më të kufizuar, dhanë edhe ushqimet, pijet dhe duhani me 1.6 pikë përqindje.

Në krahun tjetër qëndrojnë sektorët që vazhdojnë të frenojnë tregtinë e jashtme.

Tekstilet dhe këpucët, sektori që për dekada ka qenë shtylla kryesore e eksporteve shqiptare, rezultoi grupi me ndikimin më të madh negativ, duke ulur rritjen e përgjithshme me 1.1 pikë përqindje. Edhe prodhimet e drurit dhe letrës, si dhe lëkura dhe artikujt prej saj, dhanë kontribute negative, megjithëse më të vogla, me nga -0.2 pikë përqindje secili.

Kjo panoramë tregon një transformim gradual të strukturës së eksporteve shqiptare. Ndërsa industria fason vazhdon të vuajë nga kostot më të larta të prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe konkurrenca e vendeve me paga më të ulëta, sektorët e lidhur me mineralet, energjinë dhe industrinë e rëndë po marrin një rol më të madh në bilancin tregtar.

Edhe tek importet dominojnë energjia dhe mallrat bazë.

Grupi me ndikimin më të madh në rritjen e importeve ishte sërish ai i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, me 2.3 pikë përqindje, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani, së bashku me produktet kimike dhe plastike, kontribuan secili me nga 2.2 pikë përqindje. Kjo tregon se ekonomia shqiptare mbetet e varur nga importi i energjisë, lëndëve të para dhe mallrave të konsumit.

Nga ana tjetër, materialet e ndërtimit dhe metalet ishin grupi me ndikimin më të ulët në importe, duke dhënë një kontribut negativ prej -0.2 pikë përqindje, ndërsa lëkura dhe artikujt prej saj ulën importet me -0.1 pikë përqindje.

Sa i përket partnerëve tregtarë, Italia mbetet tregu kryesor për ekonominë shqiptare. Eksportet drejt saj u rritën me 7.6%, ndërsa importet nga Italia u zgjeruan me 24.9%. Rritje të fortë të eksporteve shënoi edhe Kosova me 38.5%, ndërsa importet nga Kina u rritën me 11.5%. Në të kundërt, eksportet drejt Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë përkatësisht me 12.8% dhe 13%, ndërsa importet nga Turqia dhe Spanja u tkurrën.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 58.4% e gjithë tregtisë së jashtme të Shqipërisë zhvillohet me vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa gati 70% e eksporteve kanë si destinacion tregun europian. Kjo e bën ekonominë shqiptare të ndjeshme ndaj zhvillimeve ekonomike në BE, por njëkohësisht konfirmon se integrimi ekonomik me tregun europian mbetet boshti kryesor i tregtisë shqiptare./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia instat mineralet të dhënat tregtia e jashtme
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

gazetar_112:00 - Korrik 17, 20260

Shërbimet e restoranteve dhe akomodimit rezultojnë të jenë kategoria që është shtrenjtuar më shumë në…

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:00 - Korrik 17, 2026

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

11:11 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:07 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter