Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

MFE: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin rezultuan 2.3 % më shumë se plani i 11-mujorit të vitit 2023

21:33 - Dhjetor 20, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në buxhetin e shtetit të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin gjatë periudhës janar-nëntor u realizuan në masën 57 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se të ardhurat nga ky zë rezultuan 16.1 miliardë lekë, ose 39.3 % më shumë se 11-mujori 2022. Sipas raportit të publikuar së fundmi mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga tatimi mbi fitimi rezultuan edhe 1.3 miliardë lekë, ose 2.3 % më shumë se plani i 11-mujorit të vitit 2023 për tatimin mbi fitimin.

Rritja e nivelit të të ardhurave të mbledhura nga ky zë, lidhet me një fitim më të lartë të bizneseve, por dhe me miradministrimin tatimor. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritjen më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Të ardhurat nga “tatimi mbi fitimin” programohen të jenë 3 miliardë lekë, ose 6 % gjatë vitit 2024, më shumë krahasuar me të pritshmin e vitit 2023 (të zhveshur nga faktori one – off, taksa e veçantë mbi prodhuesit e energjisë elektrike).

Parashikimi i tatimit mbi fitimin korporativ për vitin 2024 bazohet në deklarimin në mars të vitit 2024 të bilanceve financiare të vitit 2023, vit në të cilin, bazuar edhe në parametrat ekonomikë të identifikuar si rritja e qarkullimit, operatorët ekonomikë kanë realizuar të ardhura dhe fitime të larta, e cila do të reflektohet në pagesat e detyrimeve të tatimit mbi fitimin nga industri të tilla si turizmi, ndërtimi etj., të cilat kanë pasur rritje të fluksit të të ardhurave. Po ashtu në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut, si dhe efektet e paketës fiskale 2024.

Ndërsa tatimit mbi fitimin i nënshtrohen personat juridikë dhe ortakëritë që janë regjistruar për TVSH-në, personat juridikë, si dhe ortakëritë e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, me përjashtim të rastit kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

Ekofin Media
Ekofin Media
MFE plani i 11-mujorit raporti tatimi mbi fitimin treguesit fiskal viti 2023
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter