Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mete takim në zyrën e OKB në Tiranë për raportin e rishikimit vjetor të performancës për vitin 2023

18:55 - Dhjetor 13, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, ku u diskutua mbi raportin e rishikimit vjetor të performancës së OKB-së për vitin 2023, si edhe mbi ecurinë e projekteve të mbështetjes dhe asistencës në një sërë sektorësh. Takimi u drejtua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe koordinatorja e Zyrës së OKB-së në Shqipëri, Fiona Mccluney, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së tij, ministri Mete vlerësoi mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vendin tonë, përmes një sërë instrumentesh në fusha të ndryshme, si zhvillimi ekonomik, turizmi, mjedisi, shëndetësia, siguria, mbrojtja sociale e punësimi. Ministri theksoi mbështetjen e vazhdueshme që është dhënë përmes PNUD-it sa i përket reformës së punësimit dhe aftësimit profesional, në përputhje me planin e integrimit evropian, ku si rezultat i bashkëpunimit me MFE u hartua dhe Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi. Disa aspekte të rëndësishme të kësaj reforme përfshijnë optimizimin e ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe procesin e akreditimit, me synim pajisjen e sistemit të AFP-së në Shqipëri me mjetet e nevojshme, ndërsa vendi përparon drejt integrimit në BE.

Po ashtu, Mete vlerësoi edhe mbështetjen që OKB-ja ka dhënë në drejtim të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të bizneseve, përmes ofrimit të instrumenteve të rimëkëmbjes dhe zhvillimit për bizneset e vogla, si dhe mbështetjen e axhendës SDG (Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm) në Shqipëri dhe dimensionin e saj financues.

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri Mete shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin me OKB, sidomos në mbështetje të implementimit të Strategjisë për Punësim dhe Aftësi, me fokus të veçantë në Fondin Social të Punësimit për personat me aftësi të kufizuara. Sipas Ministrit, një tjetër aspekt i bashkëpunimit të ardhshëm me OKB-në lidhet me zbatimin e projektit të Garancisë Rinore në vendin tonë, në bashkëpunim me BE, ku Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të përfitojë nga angazhimi i UNDP dhe UNICEF.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona, në bashkëpunim me ministritë e tjera, në formulimin e Kuadrit Kombëtar të Integruar të Financimit duke u fokusuar në sektorët kyç për të mbështetur progresin e Shqipërisë drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, pohoi Mete.

Ekofin Media
Ekofin Media
belinda balluku ErvinMete Fiona Mccluney mete okb organizata e kombeve te bashkuara performanca per 2023 raporti rishikimi vjetor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter