Mëlçia është një nga organet më të rendësishmë dhe për nga funksionet që ajo kryen cilësohet si “laborator i trupit”. Mëlçia është organi i dytë më i madh në trupin tonë, ajo zë hapësirë të konsiderueshme në pjesën e sipërme të djathtë të barkut. Ajo luan një rol të madh në tretje, duke prodhuar biliare. Mëlçia shndërron tepricën e sheqerit në glikogjen dhe e ruan atë si një rezervë energjie. Detoksifikimi është roli i dytë i rëndësishëm i këtij organi.
Në shëndetin e saj ka shumë rëndësi ushqimi. Po rendisim më poshtë disa ushqime që e mbajnë atë në formë të përkryer:
- Perimet
Perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike. Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.
- Arrorët
Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm. Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.
- Peshku
Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë. Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.
- Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit.
- Çaji
Çaji malit konsiderohet si i dobishëm për shëndetin, por studimet kanë treguar se ai është plot vlera veçanërisht për mëlçinë. Pirja e 5-10 filxhanëve me çaj mali në ditë përmirëson treguesit e shëndetit të mëlçisë në gjak.
- Boronicat
Boronicat përmbajnë anthocianinë, antioksidantë që u japin këtyre frutave të pyllit ngjyrat e tyre të veçanta. Këto antioksidantë ofrojnë shumë vlera shëndetsore. Konsumi i këtyre frutave për 3-4 javë e mbron mëlçinë nga dëmtimet.
- Rrushi
Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash.
- Lëngu i panxharit
Lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që mbajnë emrin betalainë që mundet të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.

