Në një ekonomi ku ritmi i konsumit dhe mënyra e pagesës po ndryshojnë çdo ditë, bizneset që përshtaten më shpejt janë edhe ato që fitojnë më shumë. Nga dyqanet e vogla te rrjetet e mëdha, klientët sot kërkojnë një eksperiencë të shpejtë, të thjeshtë dhe mbi të gjitha pa pengesa dhe pagesa është një mjet i rëndësishëm.
Në këtë realitet të ri, Fibank Albania po pozicionohet si një partner gjithnjë e më pranë bizneseve shqiptare, duke sjellë një paketë të integruar zgjidhjesh që nuk janë thjesht teknologji, por mjete konkrete për të rritur shitjet dhe për të zgjeruar aktivitetin.
Pagesa të shpejta dhe të thjeshta me POS
Zgjidhjet me POS janë sot një domosdoshmëri, jo më një opsion. Një klient që nuk ka cash nuk duhet të jetë një shitje e humbur. Për më tepër edhe kur numri i turistëve në vend sa vjen dhe rritet. Me terminalet moderne të Fibank, bizneset mund të pranojnë pagesa me kartë dhe pa kontakt, duke përshpejtuar shërbimin dhe duke rritur qarkullimin ditor. Në praktikë, kjo përkthehet në më shumë klientë të kënaqur, më pak kohë pritjeje dhe një menaxhim shumë më të thjeshtë të financave.
Shitje edhe online me platformën e-commerce
Por tregu nuk ndalet më te dera fizike. Konsumi po zhvendoset gjithnjë e më shumë online dhe bizneset që nuk janë prezent në këtë hapësirë po humbasin një pjesë të rëndësishme të tregut. Pikërisht këtu hyn platforma e-commerce e Fibank, e cila u jep mundësinë bizneseve të shesin produktet dhe shërbimet e tyre online, të pranojnë pagesa përmes linkut dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme. Integrimi është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke eliminuar barrierat teknike që shpesh i mbajnë bizneset larg shitjeve online dhe duke mbajtur gjjthçka në monitorim.
POSÍ – Filloni pa kosto
Një nga elementët më tërheqës për bizneset, sidomos për ato të vogla dhe të mesme, është programi POSÍ. Ky program e ul ndjeshëm barrierën e hyrjes në pagesat elektronike, duke ofruar pajisje POS falas për 12 muaj dhe 0% komision për një periudhë të caktuar. Për sektorë si turizmi, restorantet, tregtia apo shërbimet, kjo përkthehet në një mundësi reale për të rritur të ardhurat, pa rritur kostot.
Në thelb, nuk bëhet fjalë vetëm për pagesa. Bëhet fjalë për rritje biznesi. Për më shumë shitje, për më shumë klientë dhe për një operim më efikas. Në një treg gjithnjë e më konkurrues, bizneset që investojnë në zgjidhje të tilla jo vetëm që përmirësojnë shërbimin, por edhe pozicionohen më mirë për të ardhmen.
Fibank Albania po i orienton bizneset drejt një modeli më modern, më të formalizuar dhe më të lidhur me standardet ndërkombëtare të pagesave. Dhe për çdo sipërmarrje që synon të rritet, kjo nuk është thjesht një mundësi, por është një hap i domosdoshëm.
