Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Më pak thirrje dhe mesazhe, më shumë gigabyte, ndryshojnë zakonet e përdoruesve celularë në Shqipëri

22:43 - Korrik 28, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

 Shqiptarët kanë tendencën të komunikojnë më pak në telefon dhe me mesazhe, ndërsa përdorin më tepër internetin.

Sipas të dhënave të publikuara nga AKEP, tregu i telefonisë celulare në Shqipëri ka shënuar një rënie të përgjithshme në shumicën e treguesve kryesorë gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Shifrat për këtë periudhë tregojnë ulje të ndjeshme si në numrin e pajtimtarëve me karta SIM, ashtu edhe në përdoruesit aktivë të shërbimeve celulare dhe të aksesit në internet përmes rrjeteve mobile.

Në të njëjtën kohë, vihet re rënie në volumin e thirrjeve dalëse dhe të mesazheve SMS të dërguara, ndërkohë që trafiku i të dhënave për përdorues aktiv ka pësuar rritje të lehtë.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2025 ishte rreth 3,254,911 që përbën një rënie me 4.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 12.3% në krahasim me T1 2024;

Gjithashtu numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2025 arriti në rreth 2.4 milionë që përbën një rënie me rreth 2.2% me T4 2024 dhe rënie me rreth 1.8% me T1 2024, ndërsa numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2025 ishte rreth 2 milionë që përbën një rënie rreth 3.4% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 0.4% në krahasim me Tremujorin e parë 2024.

Sa i përket komunikimit zanor, totali i thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2025 ishte rreth 974 milionë minuta, me një rënie prej 9.3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 3.3% me T1 2024.

Shifrat flasin gjithashtu për një rënie të komunikimit me mesazhe të shkruara. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2025 ishte rreth 88 milion që përbën një rënie me 10% krahasuar me T4 2024 dhe një rënie me 4.8% me T1 2024;

Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T1 2025 ishte rreth 56 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 9.21 GB Internet në muaj në T1 2025, që përbën një rritje me 3% në krahasim me T4 2024 dhe një rritje me 8.3% krahasuar me T1 2024.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2025 ishte: 134 minuta dalëse, 12 SMS dhe 9.21 GB Internet. Krahasuar me T1 2024, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 7.3%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 7.9% dhe konsumi mesatar i internetit pësoi rritje me 3%./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
akep celulare interneti sms të dhënat thirrjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter