Temperaturat e ulta dhe lagështia gjatë stinës së dimrit, kanë ndikim të fortë në tharjen e lëkurës tonë. Shpesh në këtë periudhe e gjejmë lekurën tonë të dehidratuar dhe të irrituar, e për ketë arsye duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e larësve apo kremit hidratues. Krahas këtyre dy produkteve, për të hidratuar lëkurën tuaj sa më mirë ju mund të përdorni:
Vajin e arrës së kokosit, përmban acide yndyrore që kompensojnë humbjen e lagështisë nga lëkura. Për më tepër, ky vaj përmban vitaminë E dhe proteina që e ushqejnë lëkurën.Vajin mund ta aplikoni në lëkurë para dhe pas dushit.
Mjaltin, një zbutës fantastik natyral i lëkurës, i pasur me antioksidantë vitamina dhe minerale. Ju mund të përzieni glicerinë me mjaltë dhe ta përdorni për lëkurën e duarve.
Vajin e ullirit, përmban antioksidantë dhe vitaminë E që janë të dobishme për kolagjenin, mungesa e të cilit nxit tharjen e lëkurës. Lyeni lëkurën me vaj ulliri, masazhojeni dhe pas 30 minutash shpërlajeni me ujë të bollshëm.
Avokadon, e pasur me vitaminë E që e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përziejeni tulin e avokados me mjaltë dhe lyejeni lëkurën. Pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të ngrohtë.